LAJMET NGA BOTA

  • Praga mikpritëse e takimit të Bashkësisë Politike Evropiane

    5 Tetor, 2022

    MacronBashkësia Politike Evropiane është një platformë e re për liderët evropianë. A do të kthehet ky forum në alternativë për zgjerimin e BE-së? Presidenti Macron dhe kancelari, Scholz thonë jo.

     

    Liderët e të gjitha shteteve evropiane përveç Bjellorusisë dhe Rusisë mblidhen më 6 dhe 7 tetor në Pragë të Çekisë për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet ...

  • Çfarë ka në mendje Putini? E vështirë përgjigja për analistët bërthamorë

    5 Tetor, 2022

    PutinA do ta tërheqë këmbëzën Presidenti rus Vladimir Putin?

    Nuk ka pikëpyetje më urgjente dhe më të vështirë për vëzhguesit e Kremlinit, që po përpiqen të kuptojnë nëse kërcënimet e udhëheqësit rus janë thjesht blof.

    Për momentin, analistët sugjerojnë se rreziku që Presidenti Putin të vërë në përdorim arsenalin më të madh bërthamor të botës duket të jetë i ulët. CIA ...

  • 6 fakte që nuk i dinit më parë për xhamitë në Gjermani

    5 Tetor, 2022

    Xhaminë e KölnitGjermania ka mijëra xhami, por shumica gjenden në oborret e pasme të ndërtesave ose në zona industriale. Numrin e saktë të tyre askush nuk e di.

     

    Gjermania është mjaft e njohur për saktësinë dhe rregullin. Gjithçka dokumentohet dhe analizohet. Por se sa xhami ka në Gjermani, nuk e di askush saktë. Sipas llogaritjeve nga 2350 deri në 2750. ...

  • Pasojat e ekspozimit të tepërt të fëmijëve në telefona

    4 Tetor, 2022

    telefonFëmijë që nuk ushqehen pa telefona para vetes, që nuk shtrihen për të fjetur pa luajtur edhe një herë lojën e preferuar në telefon?

     

    Këto dhe raste të ngjashme mund t’i keni parë apo dëgjuar të paktën një herë në jetë.

    Ndonëse edhe Arjeta Berisha ka hasur në diçka të tillë, prapëseprapë ajo është ndier e detyruar që t’i pajisë dy ...

  • Shkencëtari Svante Paabo merr çmimin Nobel për Mjekësi

    4 Tetor, 2022

    Svante PaaboShkencëtari suedez Svante Paabo u nderua me çmimin Nobel në Mjekësi këtë vit për zbërthimin e kodit gjenetik të Neandertalëve, specia më e afërt me njeriun modern.
    Në një deklaratë të hënën, Organizata Nobel tha se shkencëtari Paabo po nderohet “për zbulimin e një qasjeje të re për të studiuar historinë tonë evolucionare.”

    67-vjeçari suedez kapërceu sfida të skajshme ...

  • Mobilizimi në Rusi: çfarë thonë rekrutët

    4 Tetor, 2022

    Rezervistet SevastopolRaportimet për probleme gjatë të ashtuquajturit mobilizim të pjesshëm në Rusi janë në rritje. DW ka mbledhur dëshmi nga rusët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut për shkeljet me të cilat përballen njerëzit në fjalë.

     

    Pensionistë, invalidë, njerëz pa përvojë lufte dhe burra që nuk kanë shërbyer ende në ushtri – thirrjet e rekrutimit aktualisht po dërgohen në ...

  • A mund të bëjë Irani kompromis për shaminë?

    3 Tetor, 2022

    iranIrani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të shkaktuar nga vdekja e një vajze 22 vjeçe në paraburgimin policor në Teheran.

     

    Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, tri ditë pasi u arrestua nga policia e moralit për gjoja shkelje të rregullave të hixhabit, apo shamisë së kokës. Autoritetet thonë se Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja ...

  • Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

    3 Tetor, 2022

    NatoUkraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç brenda territorit që presidenti rus e shpalli si të aneksuar nga Moska. Për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t’i zmbrapsin trupat ruse.

     

    Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por ...

  • Aneksimet ruse, SHBA: Do ketë trazira në Ballkan, Serbia o këtej, o andej

    1 Tetor, 2022

    Putin VucicPas aneksimit të katër rajoneve ukrainase nga Rusia, ekspertë amerikanë pohuan se përshkallëzimi i agresionit rus në Ukrainë pasqyron dështimin e presidentit Vladimir Putin por edhe strategjisë së tij që të frikësojë Kievin dhe perëndimin dhe t’i detyrojë të pranojnë kontrollin e tij mbi pjesë të territorit ukrainas.

     

    Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski tha për ...

  • Sarrazin: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti

    1 Tetor, 2022

    SarrazinI dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë me DW për sfidat e rajonit në rrugën drejt BE.

     

    Deutsche Welle: Z. Sarrazin, ju morët pjesë në Tiranë në Forumin e Ndërlidhshmërisë. Sa e rëndësishme është të flasësh në këto kohë për ndërlidhshmërinë në Ballkanin Perëndimor?

    Manuel Sarrazin: Unë jam nga Hamburgu, i cili është ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"