LAJMET NGA BOTA

  • Vaksinohet pacientja e parë në Mbretërinë e Bashkuar

    8 Dhjetor, 2020

    vaksinimi GBAutoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar filluan përdorimin e dozave të para të një vaksine të testuar gjerësisht kundër COVID-19, duke hapur një program global të imunizimit, që pritet të marrë vrull pasi më shumë serume të marrin miratimin.

    Pacientja e parë është Margaret Keenan, e cila javën që vjen mbushë 91 vjet.

    Ish punonjësja e një dyqani të argjendarive, ...

  • SHBA, i hapet rruga miratimit të vaksinës Pfizer

    8 Dhjetor, 2020

    vaccineAgjencia publikoi dokumente që nuk ngrinin ndonjë çështje të re në lidhje me sigurinë ose efikasitetin e vaksinës.

    Të dhënat mbi vaksinën të paraqitura nga ekspertët në këtë agjenci ishin në përputhje me udhëzimet për autorizimin e përdorimit emergjent, thanë zyrtarët e saj në dokumentet e lëshuara përpara një takimi që do të zhvillohet të enjten me ekspertë të jashtëm.

    Ekspertët ...

  • Përgatitjet për ruajtjen e vaksinës kundër Covid-19 në temperatura ultra të ftohta

    7 Dhjetor, 2020

    VaccineVaksina kompanive Pfizer dhe BioNtech kundër koronavirusit duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, duke ngritur disa shqetësime në lidhje me detyrën e vështirë të transportimit të saj nëpër qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara. Por një kompani që prodhon të ashtuquajturin akull të thatë në Shtetet e Bashkuara, thotë se është të gatshme për këtë sfidë. ...

  • Ekspertët e shëndetësisë, thirrje amerikanëve të mbrohen nga koronavirusi

    7 Dhjetor, 2020

    EmergencyZyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë amerikanëve të dielën se duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur veten nga koronavirusi edhe pse vaksinat e para ka të ngjarë të jenë të disponueshme më vonë këtë muaj.

    “Ne kemi nevojë që njerëzit të vazhdojnë angazhimin e tyre. Ju lutemi vini maskën dhe shmangni turmat e njerëzve në ...

  • Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

    5 Dhjetor, 2020

    pacienti me covidNdërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit.

    Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës.

    Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar.

    Por në qershor ai ende nxirrte ...

  • OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

    4 Dhjetor, 2020

    Antonio GuterresSekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se dëmi që COVID-19 ka bërë globalisht nuk do të zhbëhet vetëm nga një vaksinë dhe se një rimëkëmbje e plotë nga pandemia do të marrë vite, ndoshta dekada.

    “Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje”, tha Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit ...

  • Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

    3 Dhjetor, 2020

    studimeStudiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.

    Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose ...

  • Kamera më e madhe dixhitale në botë shkrep fotografinë e parë

    2 Dhjetor, 2020

    kamera dixhitaleU deshën më shumë se një dekadë dhe rreth 700 milionë dollarë për krijimin e saj, por kamera dixhitale më e madhe në botë realizoi fotografinë e saj të parë.

    Kamera që është projekt i përbashkët i dy agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara, është krijuar për regjistrimin e imazheve të universit për dhjetë vitet e ardhshme.

    Projekti më i ...

  • Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës

    2 Dhjetor, 2020

    VaccineNjë kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

    Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një ...

  • Moderna kërkon miratimin e vaksinës nga autoritetet amerikane

    1 Dhjetor, 2020

    ModernaKompania Moderna njoftoi të hënën se ka kërkuar autorizim emergjent në SHBA për vaksinën e saj kundër COVID-19, pasi rezultatet nga një studim në shkallë të gjerë treguan sukses prej 94.1% kundër sëmundjes, pa shqetësime serioze për efekte anësore.

    Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"