LAJMET NGA BOTA

  • ISIS shkatërron qytetin e lashtë irakian

    6 Mars, 2015

    Kreu i UNESCO-s dënoi prishjen e qyetit të lashtë asirian të Nimrudit në Irakun verior nga militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se “shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore përbën krim lufte”.Militantët e filluan shkatërrimin e qytetit me buldozerë. Ky është më i fundit mes një serie sulmesh ndaj trashëgimisë historike të Irakut. Zyrtarët thanë se militantët përdorën automjete të rënda ushtarake gjatë shkatërrimit, që filloi pas lutjeve të ...

  • Radikalizimi i të rinjve myslimanë

    5 Mars, 2015

    Myslimanët e rinj po radikalizohen “në dhomat e tyre të gjumit”, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë në internet me luftëtarët e Shtetit Islamik, thonë ekspertët e terrorizmit. Ka shqetësime në rritje se autoritetet dhe kompanitë e internetit nuk janë duke bërë sa duhet për të luftuar ekstremizmin në internet, që analistët thonë se është përhapur nga një rrjet i sofistikuar i mbështetësve që përdorin internetin në mbarë botën.Në një natë të ...

  • Turqia po thyen dhëmbët tek Asadi

    5 Mars, 2015

    Katër vjet pas fillimit të kryengritjes kundër Bashar al Asadit Turqisë i duhet të marrë në konsideratë se ka dështuar në objektivin e saj kryesor: Assadi vazhdon të jetë në pushtet. Po tani?Si ministër i Jashtëm i Turqisë, kryeministri Ahmet Davutoglu u përpoq menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Siri në mars 2011 që ta nxisë për reforma politike qeverinë e Asadit. Por kur apelet e Davutoglusë kaluan pa asnjë ...

  • Apartamentet e miliarderëve në Nju Jork

    5 Mars, 2015

    130 deri 150-milion dollarë. Këto janë çmimet e fundit rekord të apartamenteve luksoze në qiellgërvishtëset e Nju Jorkut. Ndërtesat sa vjen e po bëhen më të larta, çmimet po rriten dhe reagimet sa vjen e shtohen.Kjo ndërtesë quhet 432 Park Avenue. Është e lartë 426 metra, aktualisht më e larta ndërtesë banimi në hemisferën Perëndimore. Por ka edhe të tjera.

    Janë 12 qiellgërvishtëse të reja në faza të ndryshme të ndërtimit. ...

  • Meier: “Vullneti për dakordim ekziston”

    5 Mars, 2015

    Bisedimet atomike me Iranin vazhdojnë, megjithë kritikën nga kryeministri i Izraelit, Netanjahu. Shanset për një përfundim me sukses të negociatave janë përmirësuar, thotë eksperti Oliver Meier nga SWP në bisedë me DW.Deutsche Welle: Si i shihni shanset për një përfundim me sukses të bisedimeve atomike me Iranin deri në afatin e caktuar, në fund të qershorit të këtij viti?
    Oliver Meier: Shanset, që deri në fund të qershorit të arrihet ...

  • Alergjitë nga kikirikët

    3 Mars, 2015

    Për vite me radhë prindërit janë përpjekur me të gjitha mënyrat për të shmangur kikirikët nga dieta e fëmijëve, me shpresën se ata nuk do të shfaqnin alergji prej kikirikëve në moshë të rritur. Një studim i ri ka arritur në rezultatin se duhet bërë e kundërta, pasi shmangia e plotë e alergjentëve të kikirikëve nga dieta e fëmijëve të vegjël e bën organizmin më të dobët dhe rrit shanset ...

  • Rusët nderojnë udhëheqësin e vrarë Nemtsov

    3 Mars, 2015

    Me një ceremoni madhështore, rusët nderuan sot udhëheqësin e opozitës Boris Nemtsov, një kritik i ashpër i Moskës që u qëllua për vdekje pranë kremlinit javën e kaluar.Miq dhe pjestarë të familjes që mbanin lule të kuqe në dorë kaluan pranë arkivolit të 55 vjeçarit Nemtsov në ceremoninë e mbajtur në qendrën Sakharov në Moskë. 80 vjeçarja Valentina Gorbatova thotë se udhëheqësi i vrarë përfaqësonte endërrën e rusëve për ...

  • Koment: E vërteta mbetet e pazbardhur

    2 Mars, 2015

    Menjëherë pas vrasjes së Boris Nemcov shteti dhe Mediat ruse nisën një fushatë dezinformimi, mendon Ingo Mannteufel.Vrasja e politikanit të papërkulur opozitar rus Boris Nemcov të premten dhe marshimi përkujtimor në qendër të kryeqytetit rus të dielën ishin temat e editorialeve në Media gjatë gjithë fundjavës në Rusi. Ky atentat politik është padyshim edhe një ngjarje tragjike dhe me domethënie në historinë e re ruse. Interesant ishte të vërehej edhe ...

  • ‘Nemcov – kritik i hapur i përzierjes ruse në Ukrainë’

    2 Mars, 2015

    Vritet në afërsi të Kremlinit, politikani opozitar rus Boris Nemcov. 55 vjeçari konsiderohej jo vetëm kritik i Putinit, por edhe i politikës së Rusisë në Ukrainë. Analisti Yury Barmin mbi rëndësinë e Nemcovit.Boris Nemcov kishte kritikuar ashpër politikën e përzierjes së Rusisë në Ukrainën lindore, duke e vlerësuar luftën në Ukrainë si një agresion rus. Në një apel, opozitari e kishte quajtur ilegale prezencën e ushtarëve rusë pa uniforma të ...

  • Ukrainasit janë skeptikë për armëpushimin

    2 Mars, 2015

    Në Lindje të Ukrainës, separatistët dhe ushtria ukrainase tërheqin armët e tyre të rënda. Megjithatë të enjten vdiqën sërish tre ushtarë ukrainas. Në Kiev nuk beson thuajse askush që armëpushimi do të mbajë gjatë.Tani armët kanë heshtur, në pjesën më të madhe. Vullnetarët ukrainas të Narodny Tyl e përdorin këtë kohë për të mbushur rezervat e tyre. Thuajse askush këtu nuk beson në një armëpushim të qendrueshëm. Në të kaluarën ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"