LAJMET NGA BOTA

  • SHBA shqyrton mundësinë e ndalimit të udhëtimeve me Britaninë

    21 Dhjetor, 2020

    Warning covid 19 cases are very highNdihmës Sekretari amerikan për Shëndetësisë Brett Giroir tha të hënën se ishte e mundur që Shtetet e Bashkuara të ndalonin udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa një variant i ri i COVID-19-s po përhapet me shpejtësi në këtë vend. Por zoti Giroir shtoi se nuk ishte marrë ende një vendim mbi këtë çështje.

    Mendoj ...

  • Varianti i ri Corona: Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

    21 Dhjetor, 2020

    Merkel do të ndalë me masa të forta kalimin e virusit në pjesën kontinentale europianeKëtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të virusit Corona, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe.

    Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për ...

  • Corona: Depërtojnë grimca gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut?

    20 Dhjetor, 2020

    Pamje simbolike e molekulës së ADN-sëPamje simbolike e molekulës së ADN-së

    Tek disa njerëz testet e virusit Corona tregojnë rezultat pozitiv, megjithëse infektimi ka muaj që ka kaluar. Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë.

    Një shpjegim i mundur për shfaqjen e virusit në testet PCR edhe pasi infektimi me Corona ka kohë që ka kaluar vjen ...

  • Britania e alarmuar nga një variant i ri i koronavirusit

    20 Dhjetor, 2020

    very high alert Londer 18 dhjetorShkencëtarët britanikë u përballën të shtunën me një sfidë serioze për të konfirmuar nëse një mutacion i koronavirusit ishte shfaqur këtë muaj në Angli, i cili mund të jetë rezistent ndaj vaksinave që po prodhohen aktualisht.

    Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare ...

  • OBSH: Në 2021 fillon shërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

    19 Dhjetor, 2020

    covid-19Afro 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021 në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet në suazën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas një njoftimi të kësaj organizate të premten.

    Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021.

    Partneriteti i njohur ...

  • Angela Merkel ‘tepër krenare’ për themeluesit e BioNTech

    18 Dhjetor, 2020

    Ugur Sahin dhe gruaja e tij Özlem TüreciUgur Sahin dhe gruaja e tij, Özlem Türeci

    Kancelarja gjermane ka shprehur vlerësimin e saj për BioNTech, firmën e vogël gjermane prapa vaksinës së parë të koronavirusit. Merkeli tha se vaksina do të shpëtojë “shumë jetë”.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi arritjet ...

  • Biden: Autorët e sulmit kibernetik do të paguajnë kosto të rëndë

    18 Dhjetor, 2020

    sulm kibernetikPresidenti i Zgjedhur i SHBA Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër.

    Zoti Biden, i cili do të inaugurohet ...

  • Ekspertët shqyrtojnë vaksinën e Moderna-s

    17 Dhjetor, 2020

    ModernaTë enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna.

    Vendimi i grupit ka të ngjarë të merret pas orës 3 pasdite ndërsa të premten pritet autorizimi nga FDA-ja.

    Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar ...

  • Kancelarja Merkel – vaksinimet për Coronan mbeten vullnetare

    17 Dhjetor, 2020

    MerkelQeveria gjermane ka rikonfirmuar pozicionin e saj se vaksinat kundër koronavirusit duhet të mbesin vullnetare. Në Bundestag, megjithatë, kancelarja Merkel u bëri thirrje qytetarëve të përfitojnë nga opsioni i vaksinimit.

    Objektivi është imuniteti i tufës. Po të mos vaksinohen më shumë se 40, 50 ose 60 përqind e njerëzve, do t’u duhet të gjithëve të mbajnë maskë për një kohë ...

  • Gjermania dhe vaksinimi, një logjistikë si zbarkim në Hënë

    17 Dhjetor, 2020

    VaksinaLicencimi i vaksinës ndaj koronavirusit është në prag. Qytetarët, mjekët dhe ekipet e ndihmës ndodhen përpara një sfide të madhe. Si duhet realizuar vaksinimi i një populli 80 milionësh?

    Tani pra, me disa ditë në avancë mund të fillohet me vaksinimin, pas licencimit ndoshta menjëherë pas Krishtlindjeve. Më në fund vaksina u gjet. „Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje”, kështu ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"