LAJMET NGA BOTA

  • Domethënia e rezultatit të zgjedhjeve lokale në Turqi

    4 Prill, 2019

    turqiaNumërimi i deritanishëm i votave tregon se partia AKP e Presidentit turk Erdogan ka humbur kontrollin e disa qyteteve kryesore në zgjedhjet lokale të së dielës. Presidenti Erdogan ka vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve në Ankara dhe Stamboll, por shumë analistë thonë se votimet i kanë dhënë atij tashmë një goditje të qartë. Shërbimi në gjuhën turke ...

  • Stoltenberg paralajmëron Kongresin për kërcënimin rus

    3 Prill, 2019

    StoltenbergKreu i NATO-s paralajmëroi të mërkurën Kongresin amerikan për kërcënimin që paraqet ndaj aleancës Rusia, që ai tha se është bërë “më agresive”, duke përfshirë shkeljet e saj ndaj Traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

    “NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë tokësore në Evropë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. ...

  • Çfarë partie është CHP në Turqi?

    3 Prill, 2019

    turqiaNë disa qytete turke kandidatë të Partisë Republikane (CHP) arritën fitore. Po çfarë partie është kjo?

    Cumhuriyet Halk Partisi (CHP) – në përkthim: Partia Popullore Republikane – u themelua në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk. Ajo është partia e parë, më e vjetra dhe më e suksesshmja parti e vendit. Asnjë parti tjetër nuk ka ...

  • Imamoglu kërkon konfirmimin e fitores në Stamboll

    3 Prill, 2019

    ImamogluKandidati i opozitës për kryetar bashkie të Stambollit i kërkoi të mërkurën bordit të zgjedhjeve të Turqisë të konfirmojë fitoren e tij të ngushtë, pasi në tetë nga 39 zonat zgjedhore të qytetit, nisi rinumërimi i pjesshëm i votave.

    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pësoi një goditje politike në zgjedhjet e së dielës, ndërsa rezultatet e para treguan se Partia ...

  • SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë mbi sistemin S-400

    2 Prill, 2019

    F35Pentagoni tha se pas disa muaj paralajmërimesh, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund lëvrimit të pjesëve të avionëve ushtarak F-35 në Turqi, një veprim hakmarrës për shkak të vendimit të Ankarasë që të vazhdojë me blerjen e sistemeve kundërajrore ruse.

    Udhëheqësit më të lartë amerikanë janë kërcënuar në vazhdimësi se do të refuzojnë planet e Turqisë për të blerë avionë ...

  • “Serbët me zemër janë në Rusi, e materialisht furnizohen nga Perëndimi”

    2 Prill, 2019

    Rusia SerbiSerbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk i mohon lidhjet shumë të ngushta vëllazërore me Rusinë. Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE, por në NATO.

    Serbia është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Këto dy vende kanë nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi mes vete, në fushën e tregtisë, ...

  • Studimi i ri: rënie e ndjeshme në popullsinë e insekteve

    2 Prill, 2019

    Insektet janë grupi me më shumë biodiversitet i gjallesave të planetit. InsektetDhe është gjë e mirë që ekzistojnë kaq shumë prej tyre, pasi janë përgjegjës për shumë prej proceseve që mundësojnë jetën në planet, që nga pjalmimi deri në dekompozim. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enochs, një raport i ri sugjeron se insektet po ...

  • Projekt botëror për mbarëvajtjen e bletëve

    2 Prill, 2019

    BletetShifrat paraprake të Departamentit amerikan të Bujqësisë tregojnë se popullata e bletëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të bjerë. Kjo rënie është pjesërisht rezultat i pesticideve, por edhe i faktorëve natyrorë si isektet që infektojnë kosheret. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kevin Enochs, kompania teknologjike Oracle ka bashkuar forcat me rritësit e bletëve në shkallë globale ...

  • Shkencëtarë gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

    30 Mars, 2019

    qelize kanceriSubstanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që i bën ato më pas të shuhen. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit

    Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ...

  • Lufta kundër ndotjes nga plastika

    30 Mars, 2019

    pllastikeNdërsa ndotja plastike vazhdon të përkeqësohet, shumë njerëz dhe shtete po përpiqen ta luftojnë këtë problem. Siç na njeh korrespondenti i Zërit të Amerikës Kevin Enochs, nga Afrika deri tek Amerika e Jugut, përpjekjet e brendshme për mbledhjen e mbetjeve plastike kanë një ndikim të vogël por që po vazhdon të rritet.

    Në shtetin afrikan të Gabonit vullnetarët mblidhen ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"