LAJMET NGA BOTA

  • Scholz: Duhet të jemi të drejtë ndaj Ballkanit Perëndimor

    19 Maj, 2022

    ScholzGjatë një fjalimi në Bundestag, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nuk do të ketë procedurë të shkurtuar për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Krichbaum lavdëron Bashkinë e Tiranës

    Në një deklaratë qeveritare të mbajtur të enjten, më 19 maj 2022 në Parlamentin Gjerman, kancelari Olaf Scholz, është shprehur për mbështjen e Ukrainës dhe afrimin e saj me BE-në, por kundër shkurtimit të procedurave të ...

  • Baerbock akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte

    19 Maj, 2022

    Annalena BaerbockMinistrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë, se po nxit një krizë globale të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve ukrainase.

    Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë se po e përdor ai armë ufte bllokimin e eksporteve të drithit nga Ukraina. ...

  • Bisedimet e NATO-s me Finlandën, Suedinë dështojnë, por do të vazhdojnë

    19 Maj, 2022

    natoTë dërguarit e NATO-s nuk arritën një konsensus të mërkurën nëse do të fillonin bisedimet e anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, thanë diplomatët, ndërsa Turqia përsëriti kundërshtimet e saj ndaj pranimit të dy vendeve nordike.

    Të dërguarit u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel pasi ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë paraqitën kërkesat me shkrim për t’u bashkuar me organizatën ...

  • Ish-kancelari gjerman Shrëder humbet privilegjet për shkak të lidhjeve me Rusinë

    19 Maj, 2022

    Putin SchroederTre partitë qeverisëse të Gjermanisë planifikojnë t’i heqin ish-kancelarit Gerhard Shrëder të drejtën për të patur zyrë dhe personel, pasi ai mbajti dhe mbrojti lidhjet e tij të gjata me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë.

    Partia Social Demokrate e zotit Shrëder tha të mërkurën se ligjvënësit në komisionin parlamentar të buxhetit kishin rënë dakord të lidhnin disa nga privilegjet ...

  • Kush është Elisabeth Borne kryeministrja e re e Francës?

    18 Maj, 2022

    Elisabeth Borne kryeministrja e re e FrancësPasi vrau mendjen gjatë, presidenti francez Emmanuel Macron emëroi si kryeministre ministren e Punës, Elisabeth Borne. Është hera e dytë që një grua merr këtë post, dhe Borne nevojitet sidomos për manaxhim krizash.

     

    Emërimin e saj si kryeministre Elisabeth Borne ia dedikoi „të gjitha vajzave të vogla” të Francës, të cilave ajo u tha ...

  • Përse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?

    18 Maj, 2022

    Nato BrukselPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik për të kërkuar hyrjen në NATO. Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare.

    Sekretari ...

  • Ministrat e jashtëm të BE vazhdojnë debatin për embargon e naftës ndaj Rusisë

    17 Maj, 2022

    Ministrat e jashtem BEPolemikat e embargos së naftës kundër Rusisë vazhdojnë. Asnjë marrëveshje nuk është arritur për embargon e propozuar të BE të naftës ndaj Rusisë nga ministrat e jashtëm të BE.

    Vazhdon në Bruksel takimi i ministrave të jashtëm të BE. Së pari G7, pastaj NATO dhe tani Bashkimi Evropian. Diplomacia e krizës është në dinamikë të plotë. Ministrat ...

  • Rusia thotë se do të përgjigjet nëse NATO forcon ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën

    17 Maj, 2022

    PutinGjatë takimit në Moskë të udhëheqësve të Traktatit të Organizatës për Sigurinë Kolektive (Moskë, 16 maj 2022)

    Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të hënën se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës, të cilat kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas agresionit rus në Ukrainës.

    Presidenti Putin ka përmendur vazhdimisht zgjerimin e aleancës ...

  • Suedia njofton zyrtarisht planet për anëtarësim në NATO

    17 Maj, 2022

    kryeministrja suedeze Magdalena AnderssonQeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në NATO, duke ndjekur hapat e fqinjit të saj Finlandës, në një lëvizje që do ta ndryshojë hartën gjeopolitike të Evropës veriore. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Udhëheqësit ...

  • Finlanda dhe Suedia proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO

    16 Maj, 2022

    natoNATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.

     

    Sipas Mircea Geoana Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga partneret më të afërta të NATO-s. “Nuk ka nevojë të përmendet procesi i shkëlqyer demokratik, aftësitë e nivelit të lartë të ushtrive të këtyre ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"