LAJMET NGA BOTA

  • Vuçiq Gabrielit: “Tango nuk kёrcehet vetёm”

    13 Prill, 2017

    Gabriel VucicSigmar Gabriel viziton Serbinё dhjetё ditё pas fitores sё diskutueshme tё kryeministrit Vuçiq si president i ri. Gjermania do tё vazhdojё ta mbёshtesё atё – pavarёsisht protestave nё rrugёt e Beogradit.

    Shtrёngimi i duarve ёshtё i pёrzemёrt, atmosfera e ҁlirёt dhe miqёsore. Nё vilёn luksoze “Mir” (“paqe”), shtёpia e pritjes e qeverisё serbe, ministri i Jashtёm gjerman Sigmar Gabriel ...

  • Tillerson: Marrëdhëniet Uashington-Moskë në pikë të ulët

    13 Prill, 2017

    TillersonSekretari i Shtetit Rex Tillerson është shprehur se marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë në pikë të ulët. Sulmi i fundit me armë kimike në Siri që shkaktoi masakër në popullatën civile dhe shok në shkallë ndërkombëtare ka vënë përballë njëra tjetrës dy fuqitë botërore, pasi Rusia mbetet një aleate e fortë e Presidentit sirian Bashar al-Asad.

    Shtetet e Bashkuara ...

  • McCain kritikon përpjekjet ruse për ndërhyrje në Ballkan

    13 Prill, 2017

    McCainSenatori amerikan John McCain përgëzoi Malin e Zi për anëtarësimin e pritshëm në NATO dhe kritikoi përpjekjet e dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan.

    Senatori McCain, ish- i burgosur lufte në Vietnam, është një ndër mbështetësit më të fortë të zgjerimit NATO-s në Evropë.

    Ai tha të mërkurën në Mal të Zi se “sjellja nga ana e rusëve, në ...

  • Sulmi amerikan, 59 raketa tomahok kundër bazës siriane

    7 Prill, 2017

    raketatShtetet e Bashkuara ndërmorën një goditje me raketa në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të ditës së martë, për të cilin fajësohen forcat e presidentit Bashar al-Asad. Kjo është goditja e e parë e drejtpërdrejtë amerikane kundër qeverisë siriane.

    Dhjetëra raketa tomahok u lëshuan nga destrojerët e Marinës amerikane në Mesdhe, si përgjigje ndaj sulmit me armë ...

  • Merkel, Holande: Assadi vetë është përgjegjës

    7 Prill, 2017

    Airfield ShayratKancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande thanë në një deklaratë të përbashkët se “presidenti Assad dhe vetëm ai është përgjegjës për këto zhvillime” me “përdorimin e përsëritur të armëve kimike dhe me krimet kundër popullit të tij.”

    Dy udhëheqësit e bënë deklaratën pas një bisede telefonike që patën sot. Ata thanë se vendet e tyre do ...

  • Fakte të çuditshme për kartëmonedhat

    5 Prill, 2017

    50 euroKartëmonedha e re 50-euro që del në treg sot (04.04) do të jetë shumë e mbrojtur nga fallsifikimet. Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë.

    Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania. Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit  nxorri në ...

  • Sulmi në Siri, SHBA dhe Rusia bëjnë deklarata të kundërta

    5 Prill, 2017

    US in UNShtetet e Bashkuara dhe Rusia bënë deklarata të kundërta të mërkurën rreth sulmit me armë kimike në Siri që vrau 72 njerëz.

    Administrata e Presidentit Trump u qëndroi akuzave të saj, duke fajësuar forcat e presidentit sirian Bashar Asad me përgjegjësi për sulmin.

    Rusia, aleati më i fuqishëm i Assadit paraqiti një version të ndryshëm. Zyrtarët ushtarakë të Rusisë ...

  • Themeluesi i Ebay-t premton 100 milionë për gazetarinë

    5 Prill, 2017

    EbayFondacioni filantropik i themeluesit të kompanisë Ebay. Pierre Omidyar njoftoi të mërkurën se ka premtuar 100 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme për të mbështetur gazetarinë dhe për të luftuar lajmet e rreme.

    Konsorciumi Ndërkombëtar për Gazetarët Investigues që njoftoi për Dokumentat e Panamasë, është organizata e parë që merr fonde nga Rrjeti Omidyar, një grant trevjeçar deri në ...

  • Siri, sulm me gaz helmues, dhjetra të vdekur

    4 Prill, 2017

    helmimVëzhguesit dhe punonjësit e ndihmave civile thonë se qeveria siriane ose avionët luftarakë rusë kanë kryer një sulm me gaz helmues në një qytet që mbahet nga kryengritësit në veri të Sirisë, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

    Një koalicion i organizatave humanitare dhe mjekësore perëndimore, i quajtur “Union of Medical Care and Relief Organizations”, thotë se ...

  • Telefonat Android dhe siguria e aplikacioneve

    4 Prill, 2017

    InstagramAplikacionet e telefonave inteligjentë, Android përdorin dhe shkëmbejnë dhënat personale të përdoruesve, thuhet në një studim të ri të realizuar nga Universiteti Virginia Tech.

    Ky është studimi i parë për “komunikimin mes aplikacioneve dhe tregtisë së informacionit”.

    Studiuesit thonë se ka dy lloje kërcënimesh: viruset e llojit “malware” dhe aplikacionet të cilat përdorin bashkëpunimin mes tyre për të mbledhur të dhënat ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"