LAJMET NGA BOTA

  • Eksperienca izraelite përballë terrorizmit

    28 Mars, 2016

    ushtari izraelitNdërkohë që Evropa është pushtuar nga paniku dhe tronditja që lanë pas sulmet e Brukselit, ekspertët e sigurisë po diskutojnë masat që duhen zbatuar në të ardhmen për të parandaluar sulme të tjera të kësaj natyre. Izraeli ka një përvojë të qartë në zbatimin e masave të sigurisë për të identifikuar dhe parandaluar personat me synimeve terroriste.

    Në Izrael, ...

  • Motorë me djegie të brendshme të përmirësuar

    28 Mars, 2016

    motor me djegje te brendshmeEdhe pse makinat me motorë me djegie po shkojnë drejt daljes nga përdorimi, ekspertët janë të të njëjtit mendim, se do të duhet të kalojnë disa dekada, para se makinat elektrike të dominojnë tregun.

    Ndërkohë, motorët ekzistues me benzinë, apo me naftë, mund të bëhen më efiçentë dhe mund ta ndotin më pak mjedisin.

  • Sanders përmirëson shanset

    28 Mars, 2016

    sanders hillarySenatori i shtetit Vermont Bernie Sanders fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet paraprake presidenciale brenda Partisë Demokrate në shtetet perëndimore Uashington, Alaska dhe Hawaii, në përpjekjet e tij për t’iu afruar rivales Hillary Clinton.

    Sanders fitoi 82 përqind të votave në Alaskë dhe më shumë se 70 për qind në Uashington dhe Hawaii. Rregullat e Partisë demokrate i ndajnë delegatët ...

  • Turqi -Greqi-Itali – itinerari i ri i refugjatëve drejt Europës

    28 Mars, 2016

    Pas mbylljes së itinerarit ballkanik, kontrabandistët gjejnë rrugë të reja për të sjellë refugjatët në Europë. Sipas gazetës gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” pritet të aktivizohet itinerari përmes Italisë.

    varka me refugjatMediat gjermane njoftojnë se kontrabandistët po përgatisin rrugë të reja për sjelljen e refugjatëve në Europë. Sipas hulumtimeve të gazetës gjermane të së dielës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është në përgatitje ...

  • Arrestime të reja në Bruksel

    25 Mars, 2016

    polici belgjikeGjatë bastisjeve në shumë pjesë të Brukselit janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Gjithnjë e më e qartë se terroristët kishin në plan sulme shumë më të përgjakshme.

    Seria e sulmeve në Bruksel, me qindra viktima, mund të kishte qenë edhe shumë më e përgjakshme. Televizionet VRT dhe RTBF njoftojnë se i arrestuari Salah Abdeslam, i vrari gjatë ...

  • Sulmet në Belgjikë dhe të metat e zbulimit

    25 Mars, 2016

    robot minaKonfuzioni që pasoi sulmet terroriste në Bruksel e ka vënë sistemin belg të zbulimit në një pozitë shumë të vështirë, nën kritika nga e gjithë bota. Sulmet zbuluan të meta të shumta në grumbullimin dhe shkëmbimin e informacionit nga autoritetet e sigurisë.

    Ndërkohë që u vunë në lëvizje të gjitha strukturat për të gjetur të dyshuarit për sulmet e ...

  • Karaxhiç – fajtor për gjenocid dhe krime lufte

    24 Mars, 2016

    KaraxhixhIsh udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u shpall fajtor nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi ...

  • Në kërkim të një të dyshuari tjetër për sulmet në Bruksel

    24 Mars, 2016

    polic bruxelAutoritetet në Bruksel janë tani në kërkim të një të dyshuari tjetër në lidhje me sulmet vdekjeprurëse terroriste të së martës në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje afër selisë së Bashkimit Evropian. I dyshuari është parë në videot e survejimit duke mbajtur një valixhe të madhe pranë Kalid el-Bakravit, personit që kreu sulmin vetvrasës në ...

  • Përvjetori i bombardimeve të NATO-s

    24 Mars, 2016

    helikopteri natoShtatëmbëdhjetë vjet më parë NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

    Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

    Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga ...

  • 40 vjet burg për Karaxhiçin

    24 Mars, 2016

    Karaxhiçi gjendet fajtor për genocid. Ai u shpall fajtor për 10 pika të aktakuzës. Karaxhiçi do ta kalojë vendimin në apel.

    Satrapi KaraxhixhIsh- udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç u dënua sot me 40 vjet heqje lirie. Tribunali i Hagës për Krime Lufte e shpalli atë fajtor në 10 pika të aktakuzës, për genocid, krime lufte dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"