LAJMET NGA BOTA

  • Tensioni mes Ankarasë dhe Moskës

    26 Nentor, 2015

    rezimi i avionit rusTensionet vazhdojnë të jenë të larta mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të avionit luftarak rus pranë kufirit turko-sirian në fillim të javës.

    Në një intervistë me rrjetin CNN, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e avionit.

    Janë ata që shkelën hapësirën tonë ajrore që duhet ...

  • Hollande, thirrje Rusisë

    26 Nentor, 2015

    Holland PutinPresidenti francez François Hollande i kërkoi Rusisë të bashkohet me fuqitë botërore në krijimin e një koalicion të madh për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik të cilët jo vetëm që sulmuan Parisin dy javë më parë, por kontrollojnë zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

    Presidenti Hollande, i cili ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndërtuar një ...

  • Koment: hipokrizi dhe dështim

    25 Nentor, 2015

    Azilkërkuesit e dëshpëruar në kufirin greko-maqedonas dëshmojnë në mënyrë tragjike, se BE-ja nuk është në gjendje ta menaxhojë krizën e refugjatëve, që po ashpërsohet gjithnjë e më shumë, mendon Bernd Riegert.

    refugjatetEshtë e kuptueshme që pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris politika dhe mediet në Europë e kanë përqendruar vëmendjen tek gjetja e dorasve dhe lufta kundër të ashtuquajturit ...

  • 25 Nentor, 2015

    obama holandPresidenti amerikan Barack Obama i bëri një vlerësim kritik rolit të Rusisë në komentet që bëri të martën mbi përpjekjet globale për të luftuar Shtetin Islamik. Zoti Obama komentoi gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin francez François Hollande.

    Presidenti Obama tha se kundër Shtetit Islamik po lufton një koalicion prej 65 shtetesh, duke përfshirë edhe vende të ...

  • Raport i dëmtuar midis Turqisë dhe Rusisë?

    24 Nentor, 2015

    Një avion ushtarak rus u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq F-16, sepse shkeli hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht paralajmërimeve. Dr. Can Kasapoglu, bashkëpunëtor shkencor i EDAM në Stamboll nuk është i habitur.

    DW: Sa mund të thuhet se pritej që Turqia ta rrëzonte avionin?

    Can Kasapoglu: Turqia e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i ndryshojë rregullat e angazhimit e se nuk do të orientohet në kombësinë e atij ...

  • Putin: rrëzimi i avionit rus, “thikë pas shpine”

    24 Nentor, 2015

    aeroplaniPresidenti rus Vladimir Putin akuzoi Turqinë për “thikë pas shpine ndaj Rusisë” dhe për mbështetje të terrorizmit, pas rrëzimit nga reaktivët turq F-16 të një avioni luftarak rus Su-24 në kufirin me Sirinë.

    Ankaraja tha se avioni u rrëzua të martën pasi shkeli hapësirën ajrore turke dhe nuk përfilli 10 paralajmërime gjatë një kohe prej 5 minutash për t’u larguar ...

  • Turqia rrëzon një avion ushtarak rus në kufirin e saj me Sirinë

    24 Nentor, 2015

    aeroplaniRusia tha të martën se një nga avionët e saj u rrëzua përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë, “me gjasë” pasi që është qëlluar nga toka.

    Zyrtarët ushtarak të Turqisë thanë ndërkaq se avionët e tyre F-16 e rrëzuan avionin i cili shkeli hapësirën ajrore dhe injoroi paralajmërimet e përsëritura për t’u larguar.

    Rusia tha se pilotët u hodhën me parashuta, ...

  • DASH lëshon paralajmërim derisa amerikanët behën gati për festën

    24 Nentor, 2015

    uraDerisa miliona amerikanë po bëhen gati për pushimet gjatë kremtes së falënderimeve, Departamenti i shtetit lëshoi një paralajmërim për udhëtimet.

    “Informacionet aktuale flasin se IS-i, Al-Qaida, Boko Haram, dhe grupet tjera terroriste po planifikojnë sulme terroriste në shumë rajone”, thuhet në paralajmërimin e lëshuar nga departamenti i shtetit.

    FBI thotë se nuk ka ndonjë kërcënim të veçantë e të besueshëm për ...

  • “Kontrollet kufitare në hapësirën e Shengenit duhet të përbëjnë përjashtim”

    23 Nentor, 2015

    Pas sulmeve të Parisit një sërë shtetesh europiane duan forcimin e kontrolleve kufitare. Udhëtarët duhet të tregojnë më shpesh tani pasaportën. Pse eksperti Urs Pötzsch mendon se kjo duhet të jetë një masë e përkohshme?

    kontrollimi i pasaportave kufiDW: Zoti Pötzsch si i shikoni ju planet për ashpërsimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të hapësirës së Shengenit?

    Urs Pötzsch: Natyrisht ...

  • Hollande dhe Obama do të përqendrohen tek IS-i dhe Siria

    23 Nentor, 2015

    Presidenti francez Francois Hollande dhe ai amerikan Barack Obama do të diskutojnë të martën për luftën kundër IS-it dhe gjendjen në Siri

    siria bombardimetPresidenti francez Francois Hollande do të takohet të martën me presidentin amerikan Barack Obama,  si pjesë e një turneu ndërkombëtarë për të nxitur veprime kundër militantëve të Shtetit islamik dhe për një zgjidhje politike të luftës qytetare ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"