LAJMET NGA BOTA

  • Cilin drejtim po merr politika e BE për Lindjen e Mesme?

    28 Maj, 2024

    BorelNë BE ka pak zgjidhje të praktikueshme dhe të reja në lidhje me gjendjen në Izrael apo në territoret palestineze. A ndihmon njohja e një shteti të Palestinës nga gjithnjë e më shumë anëtarë të BE?

     

    Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnike në plan afatgjatë zgjidhjes “me dy shtete”, pavarësisht luftës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. BE me këtë zgjidhje ka ...

  • Bashkimi Evropian dhe Izraeli, luftë fjalësh në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja dhe Irlanda

    28 Maj, 2024

    PalestinaMarrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit u përkeqësuan të hënën, në prag të njohjes së shtetit palestinez nga vendet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja dhe këmbënguljes të Madridit që ndaj Izraelit të vendosen sanksione pas sulmit të përgjakshëm në Rafah.

    Si kundërpërgjigje ndaj këtij propozimi, ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz njoftoi autoritetet spanjolle se nuk do të lejojë ...

  • Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

    28 Maj, 2024

    StoltenbergSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë. Zoti Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    “Sulmi ...

  • Blloqet e baltës ‘bateri ‘që magazinojnë nxehtësi

    28 Maj, 2024

    bateriNjë firmë në Kaliforni thotë se mund të ndihmojë në uljen e ndotjes nga dioksidi i karbonit në fushën e manifakturës duke përdorur atë që e quan bateri prej balte. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, njofton se në vend që të ruajë energji elektrike, e ashtuquajtura bateri e rrallë, ruan nxehtësi.

    Energjia e ripërtëritshme po bëhet më e ...

  • Kafka – Shkrimtari i pavdekshëm edhe 100 vjet pas vdekjes

    27 Maj, 2024

    Kafka100 vjet më parë, më 3 qershor 1924 ndërroi jetë një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanofolëse. Në të gjithë botën tregimet e tij enigmatike, shpesh të errëta përpihen nga gjenerata të tëra.

     

    Kafka lindi në 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë që në atë kohë bënte pjesë në perandorinë austrohungareze, sot kryeqyteti çek. Praga krenohet ...

  • G7 synon të përdorë paratë e ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës “së shkatërruar”

    27 Maj, 2024

    G7Grupi i Shtatë Vendeve të Industrializuara do të shqyrtojë alternativa për shfrytëzimin e të ardhurave nga pasuritë e ngrira të Rusisë, për të rritur fondet për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, thanë të shtunën, ministrat e Financave të G7-ës, por pa dhënë detaje se si do ta bënin këtë.

     

    Vendet e G7-ës dhe aleatët ngrinë rreth 300 miliardë pasuri ruse ...

  • Rusia kryen sulme në Kharkiv, Zelenskyy njofton për marrjen në kontroll të disa zonave

    27 Maj, 2024

    ZelenskyySulmet e sotme të Rusisë në rajonin ukrainas të Kharkivit vranë dy persona dhe plagosën afro 30 të tjerë, tha guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov.

     

    Gjatë fjalimit të tij të premten, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se forcat ukrainase kishin rimarrë zonat pranë territorit ku patën hyrë forcat ruse gjatë sulmit të papritur në këtë rajon.

    Ndërkohë, agjencia e lajmeve ...

  • Kostovicova: Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën nuk e përmend përgjegjësinë kolektive të serbëve

    27 Maj, 2024

    SrebrenicaUdhëheqësia e Serbisë ka arritur që me sukses të përziejë përgjegjësinë kolektive me atë individuale sa u përket krimeve të luftës, ndonëse e dimë që drejtësia ndërkombëtare bazohet në idenë e përgjegjësisë individuale. Kështu thotë Denisa Kostovicova, profesoreshë e politikave globale në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios ...

  • Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

    23 Maj, 2024

    okbAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën 16:00, sipas kohës sonë, për rezolutën e propozuar për shpalljen e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

     

    Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës.Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete ...

  • Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mban plagët të hapura për të mbijetuarat

    22 Maj, 2024

    SrebrenicaTë enjten, OKB do të votojë për miratimin e një rezolute përmes së cilës 11 korriku do të shpallet ditë për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjes. Teksti përfundimtar i rezolutës dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

     

    Kronika në vijim sjell një rikujtim të asaj që ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"