LAJMET NGA BOTA

  • BE: 5 miliardë euro për mbështetjen ushtarake të Ukrainës

    19 Mars, 2024

    Raketa per UkrainenMinistrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për mbështetjen ushtarake të Ukrainës me 5 miliardë euro dhe sanksione ndaj personave përgjegjës për vdekjen e Aleksei Navalnit

     

    Ministrat e Jashtëm që përfaqësojnë 27 vendet e BE-së ranë dakord të rrisin gjatë vitit 2024 mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro. Kjo do të bëhet në kuadrin e ...

  • BE: Për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë

    19 Mars, 2024

    BorellBE-ja do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Hamasit dhe për herë të parë edhe sanksione kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

     

    Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel për planet përkatëse për të vendosur për herë të parë sanksione kundër kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit ...

  • Strategjia e re e Ukrainës: Gërmo, mbahu, gjej ushtarë, shpreso në armatim amerikan

    18 Mars, 2024

    UkrainaRusët po përparojnë. Ukrainasit po gërmojnë.

    Disa javë pasi e arritën fitoren më të madhe në fushëbetejë pas gati një viti, pushtimin e qytetit industrial Avdivka, forcat ruse po çajnë përpara – në disa vende ngadalë, e në disa të tjerë me shpejtësi.

    Komandantët ukrainas po nxitojnë për të ndërtuar vija mbrojtëse të frontit – llogore, bunkerë, pengesa me gjemba kundër ...

  • Putin feston fitoren e bën thirrje për unitetin e vendit

    18 Mars, 2024

    PutinRezultati i zgjedhjeve presidenciale në Rusi ishte i pritshëm. Putin do të jetë sërish presidenti i Rusisë edhe për gjashtë vjet të tjera. Njerëzit nuk kishin alternativë, zgjedhjet nuk ishin as të drejta e as të lira.

     

    Në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Putin. Këtë e thanë si moderatorët në televizionet ruse ashtu edhe ...

  • Rusi, votuesit i bashkohen opozitës në protestën “Mesdita kundër Putinit”

    17 Mars, 2024

    zgjedhjet RusiZgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale tre-ditore, me sa duket, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër presidentit Vladimir Putin.

    Opozita ruse tha se ajo që u cilësua si “Mesdita kundër Putinit” ishte një protestë paqësore, por politike kundër rizgjedhjes së tij.

    Vladimir Putin pritet të zgjasë sundimin ...

  • Premtimi “i fundit” i Erdoganit: Vërtet?

    17 Mars, 2024

    Taip ErdoganPërpara zgjedhjeve më të rëndësishme lokale, presidenti turk Erdogan premton të tërhiqet nga politika. Vërtet do të tërhiqet?

     

    “Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për mua, me ligj këto zgjedhje do të jenë të fundit.” Kjo fjali e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi një stuhi në Perëndim, agjencitë e lajmeve raportuan: “Erdogan po mendon për ...

  • Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina?

    17 Mars, 2024

    KinaNdërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifikohet, si presidenti Joe Biden ashtu edhe rivali i tij i mundshëm, Donald Trump, premtojnë se do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Po çfarë mendojnë në Kinë për zgjedhjet amerikane? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo pyeti banorët e Pekinit se çfarë përshtypjesh kanë për dy kandidatët.

     

    Marrëdhënia SHBA-Kinë ...

  • Çfarë tregon historia amerikane për ripërballjen Biden-Trump

    17 Mars, 2024

    Shtepia e bardheTashmë që presidenti Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump e kanë pothuajse të sigurt emërimin si kandidatë zyrtarë të partive të tyre për zgjedhjet e nëntorit, shumë njerëz i kthejnë sytë nga historia e Shteteve të Bashkuara. Herën e fundit që të njëjtët persona janë përballur dy herë për presidencën, ka ndodhur në vitin 1956 dhe ...

  • Ambasadori amerikan paralajmëron Hungarinë për lidhjet “e ngushta” me Rusinë

    14 Mars, 2024

    amb shbaAmbasadori amerikan në Budapest, tha të enjten se aleatët e NATO-s po paralajmërojnë Hungarinë për rreziqet e marrëdhënieve të saj “të ngushta dhe në zgjerim” me Rusinë dhe nëse kjo është zgjedhja e politikës së Budapestit, “ne do të duhet të vendosim se si të mbrojmë më mirë interesat tona të sigurisë”.

     

    Marrëdhëniet midis Budapestit dhe Uashingtonit janë acaruar ...

  • Reuters: operacion sekret i CIA-s në Kinë, i urdhëruar nga ish presidenti Trump

    14 Mars, 2024

    ciaNë vitin e tij të dytë në detyrë, ish presidenti Donald Trump autorizoi CIA-n (Agjencinë Qendrore të Zbulimit) të fillonte një fushatë të fshehtë në mediat sociale kineze me synim kthimin e opinionit publik në Kinë kundër qeverisë, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters ish zyrtarë amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta të këtij operacioni tepër sekret.

     

    Tre ish zyrtarë i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"