LAJMET NGA BOTA

  • Përpjekjet për përmirësimin e makinave hibride

    7 Gusht, 2017

    Volvo hibridNë përpjekje për të pakësuar ndotjen gjithnjë e më serioze të ajrit në qytetet e tyre, autoritetet në Francë, të pasuara këtë javë nga ato në Britani, njoftuan se deri në vitin 2040 do të ndalojnë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë. Kjo mund të shpejtojë ritimin tashmë të ngadaltë të shitjeve të makinave hibride ...

  • Origami frymëzon inxhinierët

    7 Gusht, 2017

    OrigamiOrigami – arti i lashtë japonez i krijimit të figurave përmes palosjes së letrës, është i njohur mes të tjerash për krijimin e lejlekëve, krahët e të cilëve përplasen, apo bretkosave që kërcejnë. Inxhinierët sot janë duke marrë idenë e origamit, për ndërtimin e robotëve.

    Ky robot trekëndor prej origami është 6 milimetra i trashë dhe peshon vetëm 26 gramë.

    Sikurse ...

  • Turqia blen sistemin raketor rus S-400

    27 Korrik, 2017

    erdogan1Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia ka rënë dakord të blejë sistemin rus të raketave S-400, pavarësisht nga shqetësimet e NATO-s. Blerja vjen ndërkohë që Ankaraja përpiqet ta afrojë Moskën, pas rrëzimit nga Turqia të një bombarduesi rus në vitin 2015.

    “Tani kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar,” u tha zoti Erdogan ...

  • SHBA, miratohen ndëshkimet kundër Moskës, kufi kompetencave të z. Trump për sanksionet

    26 Korrik, 2017

    usaSanksionet e reja që ndëshkojnë Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, bënë një hap me rëndësi të martën: Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që zgjeron kontrollin e Kongresit mbi sanksionet dhe nuk lejon Presidentin Donald Trump t’i zbutë ato.

    Pas më shumë se një muaj bisedimesh mes dy partive dhe vonesave procedurale, Dhoma ...

  • BE pret nga Turqia “hapa konkrete”

    26 Korrik, 2017

    HahnShkeljet e të drejtave të njeriut dhe burgosja e gazetarëve në Turqi preokupojnë BE-në. Të martën priten ministrat e Turqisë në Bruksel.

    Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe ministri për Çështjet Evropiane Omer Celik do të priten në Bruksel nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn. Një çështje ...

  • Erdogani ashpërson retorikën anti-perëndimore

    26 Korrik, 2017

    erdogan1Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shtoi sot retorikën anti-perëndimore, duke thënë se ka marrë fund epoka kur Turqia përulej ndaj çdo kërkese perëndimore.

    Zoti Erdogan i bëri komentet ndërkohë që zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian zhvillonin bisedime me ministrin e jashtëm turk në Bruksel.

    Turqia është përfshirë në një grindje diplomatike me Gjermaninë, pas arrestimit javën e kaluar të ...

  • Erdogan: Akuza për spiunazh dhe kërcënime Gjermanisë

    26 Korrik, 2017

    erdoganTurqia i pëmbahet kursit të saj të ashpër ndaj Berlinit. Gati tri javë pas arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut Steudtner, kreu i shtetit Erdogan ngre tani akuza për spiunazh ndaj qeverisë gjermane.

    Rexhep Tayip Erdogan u prononcua në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara. Në fjalën e tij presidenti turk pretendoi, ndër të ...

  • Ndalohen projektet e armatimeve me Turqinë

    22 Korrik, 2017

    tanku leopardBerlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve.

    Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i rishikojmë të gjitha kërkesat për armatime”, thotë një zëdhënëse e ministrisë për Ekonomi në Berlin. Ajo nuk saktësoi detajet ...

  • Katari ndryshon ligjet anti-terror

    22 Korrik, 2017

    Sheiku i KataritPas këmbënguljes së një sërë shtetesh të Gjiri Persik monarkia institucionale njoftoi se do të ndryshojë ligjet anti-terror.

    Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas së cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe tjetra me njësi terroriste. Personat e dyshuar kanë të drejtë ankimi në rast se përfshihen ...

  • Tërmet në Turqi e Greqi – të paktën dy të vdekur

    21 Korrik, 2017

    termetiNjë tërmet i fuqishëm rrëzoi një ndërtesë mbi turistët në një bar në ishullin turistik Kos në Greqi dhe shkaktoi panik në bregdetin turk të premten herët, duke vrarë dy veta dhe lënduar rreth 200 të tjerë.

    Ekipet e shpëtimit thanë se dy veta nga Turqia dhe Suedia vdiqën gjatë rrëzimit të Klubit “White Corner”, kur një tërmet prej 6.5 ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"