LAJMET NGA BOTA

  • Jon Bon Jovi anulloi koncertin pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

    2 Nentor, 2021

    Jon Bon JoviMediat lokale në Majami raportuan se ylli i rrokut Jon Bon Jovi u detyrua të anulojë një koncert të shtunën disa minuta para se të dilte në skenë pasi doli pozitiv nga testimi për COVID-19.

    Një stacion televiziv i Majamit tha se një zëdhënës i këngëtarit plotësisht të vaksinuar i tha audiencës të shtunën në mbrëmje se Bon ...

  • Konferenca Botërore për Klimën: “Duhet të veprojmë tani”

    1 Nentor, 2021

    KlimaNë Konferencën Botërore të Klimës që po zhvillohet në Glasgou të hënën vështrimi drejtohet tek takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Sinjalet para konsultimeve nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse.

    “Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, Boris Johnson, sipas fragmenteve të publikuara para fjalimit ...

  • Mbi 5 milionë të vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

    1 Nentor, 2021

    covidMbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19-ës. Qendra që monitoron dhe informon publikun mbi situatën lidhur me pandeminë, në universitetin “John Hopkins”, e njoftoi shifrën e zymtë ditën e hënë.

    Zuckerberg i ndryshon emrin “Facebook-ut”: Tashmë do të quhet “Meta” 29 Tetor, 2021

    MetaShefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij do të riemërtohet duke u quajtur Meta, në një përpjekje për të përfshirë vizionin e saj për të ardhmen mbi realitetin virtual, atë që zoti Zuckerberg e quan “metavers”. “Metavers” është një mjedis i realitetin virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë thjesht dixhitale.

    Skeptikët ...

  • Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

    29 Tetor, 2021

    PutinRepublika e Moldavisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjitike për shkak të shkurtimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Prej kohësh Moska e përdor rubinetin e gazit për të nënshtruar këtë vend.

    Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në mënyrë të mjaftueshme ...

  • Gjermani: Rriten infektimet, kërkohet reduktimi i kontakteve

    29 Tetor, 2021

    InfermiereNë Gjermani po rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me Corona, gjë që po ndjehet edhe në pavionët e trajtimit intensiv. Instituti Robert Koch rekomandon me urgjencë: vaksinohuni, testohuni dhe reduktoni kontaktet.

    Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Gjermani, Instituti Robert koch ka paralajmëruar nga rreziku i lartë i infektimit. “Për shkak të treguesit aktual të infektimeve ...

  • Pesë arsye se pse Facebook-u duhet të shqetësohet pas informacioneve të rrjedhura

    28 Tetor, 2021

    FacebookJavët e fundit kanë qenë të vështira për gjigantin e medias sociale, Facebook-un, pas një serie zbulimesh të bëra publike nga një sinjalizuese, që tregojnë se kompania e dinte se platforma e saj kryesore po përkeqësonte të gjitha llojet e problemeve sociale në mbarë globin, nga trafikimi i qenieve njerëzore tek dhuna sektare.

    Zbulimet e reja këtë javë kanë treguar ...

  • Pilula e re kundër Covid-19 dhe përpjekjet për ta shpërndarë atë në vendet në zhvillim

    28 Tetor, 2021

    PilulatNdërsa një trajtim i ri dhe premtues për COVID-19 po shqyrtohet për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara, një mbështetje e madhe financiare nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates synon ta shpërndajë këtë ilaç të suksesshëm në pjesën tjetër të botës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton.

    Pilulat janë shpresëdhënëse për ata që infektohen me COVID.

    Kompania farmaceutike Merck ...

  • Ekspertët kërkojnë më shumë vaksinime të treta

    27 Tetor, 2021

    Vakcina perforcimiSiç pritej, rastet e koronavirusit në Gjermani do të rriten sërish në vjeshtë. Një vaksinim i tretë mund të parandalojë infektimet, por për momentin shumë pak mund të vaksinohen.

    Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), ...

  • Microsofti: Hakerët e mbështetur nga Rusia synojnë shërbimet ‘cloud’

    26 Tetor, 2021

    FILE PHOTO: A Microsoft logo is seen in Los AngelesMikrosofti thotë se të njëjtët hakerë të mbështetur nga Rusia, përgjegjës për sabotazhin ndaj kompanisë SolarWinds në vitin 2020, vazhdojnë të sulmojnë kompanitë teknologjike, sidomos ato që ofrojnë shërbime për mbajtjen e të dhënave nëpër servera (cloud).

     

    Mikrosofti tha se grupi, të cilin e quan Nobelium, po përdor një strategji të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"