LAJMET NGA BOTA

  • Gazetarët kundërshtojnë pretendimet e Erdoganit se media në Turqi është e lire

    15 Tetor, 2021

    ErdoganPresidenti i Turqisë ka hedhur poshtë kritikat për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan se vendi gëzon “liri të gjera”.

    Por komentet e tij për televizionin CBS vijnë ndërkohë që disa gazetarë turq po përballen me padi.

    Një prej tyre – gazetari dhe përfaqësuesi i organizatës “Gazetarët pa Kufij (RSF) Erol Onderoglu- u ...

  • Opinion: Magjistari i demaskuar i politikës – Sebastian Kurz

    14 Tetor, 2021

    KurzVite me radhë, Sebastian Kurz ishte idoli i konservatorëve europianë. Pas akuzave për korrupsion ai doli si mbreti lakuriq i fabulës, shkruan Barbara Wesel. Me dorëheqjen të paktën ruajti pak fytyrën.

     

    “Super i afti” kështu e quanin të riun Sebastian Kurz që me 31 vjeç u bë kancelar i Asutrisë. Politikani që u tregoi konservatorëve europianë, si mund të fitohen ...

  • Samiti në Beograd: Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë!

    14 Tetor, 2021

    vendet e painkuadruaraPërfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë. Po shndërrrohet Vuçiqi në një Tito të vogël?

     

    Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, ...

  • Fauci: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

    14 Tetor, 2021

    FauciEksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se “pjesa më e madhe e botës” mbetet në fazën e pandemisë.

    Dr. Fauci, këshilltar i Presidentit amerikan Joe Biden dhe Drejtori i Sëmundjeve Infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit, e bëri këtë vlerësim gjatë një konference ...

  • Edhe sa do të shtrenjtohet energjia?

    13 Tetor, 2021

    gazi

    Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat janë arsyet? A do të vazhdojë kjo tendencë?

     

    Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të përqindjeve brenda një viti po bëjnë që ...

  • Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze

    13 Tetor, 2021

    aspirinNjerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë. Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

    Personat që ...

  • Fundi i pandemisë apo një valë e re në dimër?

    12 Tetor, 2021

    vaksinaGjermania midis pohimeve se pandemia ka mbaruar dhe shqetësimeve për një valë të re të Coronës në dimër. Cilat janë faktet?

    “Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, ...

  • Çmimet e naftës, shqetësim për Shtëpinë e Bardhë

    12 Tetor, 2021

     Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u bëjë thirrje vendet prodhuese të naftës që të “bëjnë më shumë” për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale, tha një zyrtar të hënën, pasi çmimet e naftës së papërpunuar arritën pikën më të lartë në disa vite.

    Zyrtari tha se administrata po monitoron nga afër koston e naftës dhe benzinës dhe është “duke përdorur çdo mjet në dispozicion për ...

  • Rritja rekord e çmimit të gazit – Rusia fajëson BE

    11 Tetor, 2021

    gaziRritja e çmimeve të gazit është kthyer në temë politike kudo në Europë. Rusia i quan të padrejta akuzat e BE ndaj saj. Presidenti Putin i shikon gabimet tek BE.

    Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të ...

  • Tre shkencëtarë në SHBA fitojnë çmimin Nobel për ekonominë

    11 Tetor, 2021

    Tre ekonomistë me qendër në Shtetet e Bashkuara fituan të hënën çmimin Nobel 2021 në ekonomi për studimet e tyre mbi ndikimet e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës dhe për krijimin e kuadrit shkencor për të lejuar nxjerrjen e përfundimeve nga studime të tilla kur metodologjia tradicionale nuk mund të përdoret.

    David Card i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, i lindur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"