LAJMET NGA BOTA

  • 2 ton drogë drejt Europës, kapet rrjeti serb në Peru

    13 Janar, 2017

    droga serbiMë shumë se dy ton kokainë u gjetën në Peru të fshehura në kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.

    Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë ...

  • Gjermani: Hakerat rrezikojnë zgjedhjet parlamentare

    13 Janar, 2017

    Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët i tremben rrezikut të ndërhyrjes së hakerave në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Por cilat janë metodat e hakerave?

    Hakerat“Mund të depërtosh kudo”, thotë Sandro Gaycken. Konsulenti për sigurinë për ekonominë dhe politikën dhe një nga specialistët e njohur në këtë fushë si drejtor i “Institutit për Shoqërinë Digjitale” të Shkollës Europiane për Menaxhimin dhe Teknologjinë ...

  • Merkel: Nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunimin SHBA-BE

    13 Janar, 2017

    MerkelKancelarja gjermane ka thënë se do të ishte “naive” nga ana e BE që ta konsiderojë gjithmonë të sigurtë mbështetjen e SHBA. Ajo bëri thirrje për më shumë solidaritet brenda BE pas Brexit dhe fitores së Donald Trumpit.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi në një fjalim të mbajtur të enjten në Bruksel që Bashkimi Evropian “të marrë më tepër përgjegjësi” ...

  • Trump: Rusia, sulm kibernetik për të ndikuar në zgjedhje

    13 Janar, 2017

    Donald TrumpPresidenti i zgjedhur, Donald Trump pranoi për herë të parë se Rusia depërtoi në kompjuterat e Komitetit Kombëtar Demokrat në një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë për shtyp dje, presidenti i ardhshëm amerikan mohoi gjithashtu me forcë një njoftim të pakonfirmuar se Rusia kishte informacion personal komprometues për të. ...

  • Volkswagen gjobitet me 4.3 miliardë dollarë

    12 Janar, 2017

    departamenti i drejtesiseDepartamenti amerikan i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje me prodhuesin gjerman të makinave, Volkswagen, lidhur me akuzat për anashkalim të standarteve amerikane të ndotjes që shkaktojnë makinat me naftë. Komentet i bëri Prokurorja e Përgjithëshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch.

    “Në bazë të marrëveshjes, Volkswagen po pranon fajin për tre vepra penale: konspiracion për të mashtruar Shtetet ...

  • Rusia, shqetësim për stacionimin e trupave amerikane në Poloni

    12 Janar, 2017

    trupa amerikaneZaga, Poloni, 12 janar 2017: Zyrtarët u shprehin mirëseardhjen trupave amerikane

    Trump hedh poshtë pretendimet për të dhëna komprometuese ndaj tij 12 Janar, 2017

    TrumpPresidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë me indinjatë pretendimet se Rusia kishte informacion që mund ta komprometonte atë.

    Pasi e shprehu reagimin ndaj njoftimeve të së martës, ai e përsëriti mohimin e tij në konferencën e parë për shtyp si president i zgjedhur të mërkurën.

    “Mendoj se është e paturpshme që informacioni u bë publik. Unë e lexova informacionin jashtë ...

  • Clapper: Dokumenti nuk është hartuar nga komuniteti i zbulimit

    12 Janar, 2017

    James ClapperDrejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper tha të mërkurën se i kishte thënë presidentit të zgjedhur Donald Trump, se dokumenti me pretendimet se Rusia kishte mbledhur informacione kompromentuese për zotin Trump nuk ishte hartuar nga agjencitë amerikane të zbulimit.

    Rrjeti CNN, i cili njoftoi së pari për akuzat e pavërtetuara të martën, nuk dha hollësi mbi informacionet ...

  • Presidenti i zgjedhur Trump pranon se Rusia ndërhyri në zgjedhje

    11 Janar, 2017

    trump-familyPresidenti i zgjedhur Donald Trump e pranoi të mërkurën se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit, por tha se nëse Presidenti rus, Vladimir Putin e përlqen atë, ai e konsideron një gjë të tillë “një plus, jo një dobësi”.

    Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej thuajse gjashtë muajsh, zoti Trump, tha se edhe nëse Putin kishte ...

  • Media: Rusia, të dhëna kompromentuese për z. Trump?

    11 Janar, 2017

    trumpPas daljes së lajmeve të martën se Rusia zotëronte informacione kompromentuese të një natyre personale dhe financiare ndaj zotit Trump, presidenti i zgjedhur u përgjigj përmes një postimi në Tweeter duke shkruar “LAJME TË RREME”.

    Postimi i plotë është: “LAJM I RREMË – NJË GJUETI POLITIKE SHTRIGASH!” Në të kaluarën ai ka mohur se Moska ka patur ndonjë ndikim në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"