LAJMET NGA BOTA

  • Mungon vullneti? Koment mbi krizën greke:

    30 Qershor, 2015

    Aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë – këtë fjali kaq të sprovuar për krizën greke, kancelarja Merkel e ka zëvendësuar me një fjali tjetër të njohur: Dështon euro, dështon Europa. Me të drejtë mendon Dagmar Engel.

    eu greqiaKu është gruaja më e fuqishme e Europës në fillim të kësaj jave vendimtare? Në titujt kryesorë të gazetave greke sidoqoftë ...

  • Dhrahmia nuk është alternativë

    30 Qershor, 2015

    drahmaKa disa ekspertë të ekonomisë që përpiqen prej kohësh t’ua rikthejnë grekëve dashurinë për dhrahminë. Por a është vërtet alternativë kthimi i Greqisë në valutën e dikurshme?

    Dalja e Greqisë nga eurozona, i ashtuquajturi “grexit” po bëhet gjithnjë e më realiste e ndoshta nuk do të jetë edhe aq spektakolare, pasi veprimet do të kryhen fillimisht vetëm në nivelin teknik. ...

  • Propozimet e BE-së për Greqinë

    30 Qershor, 2015

    beKomisioni Evropian, publikoi propozimet e fundit të bëra nga kreditorët para se Greqia të ndërpriste bisedimet me ta.

    Propozimet për masat fiskale përfshinin uljen e shpenzimeve tavan për ushtrinë, reformimin e tatimit mbi të ardhurat dhe rritjen e taksës mbi korporatat nga 26 në 28 për qind.

    Përsa i përket reformës së pensioneve, propozimet parashikonin masa të forta për të shkurajuar ...

  • Merkel e zhgënjyer nga grekët: Europa jeton nga kompromisi

    30 Qershor, 2015

    MerkelPas shpalljes së referendumit nga kryeministri Aleksis Tsipras, Greqia është vendosur në qendër të debatit në Berlin. Në zyrën e kancelares gjermane u zhvillua një takim urgjent për Greqinë. Si po reagon Merkel?

    Kriza u ashpërsua me tërheqjen e papritur të negociatorëve grekë nga tryeza e bisedimeve në Bruksel në mesnatën e së shtunës dhe paralelisht me këtë erdhi edhe ...

  • Qëndrimi amerikan ndaj krizës greke

    30 Qershor, 2015

    Jack LewSekretari amerikan i Thesarit Jack Lew i kërkoi kryeministrit grek Aleksis Tsipras për të gjetur zgjidhje “të qëndrueshme” për krizën financiare greke për hir të ekonomisë globale.

    Korrespondenti i Zërit të Amerikës Victor Beattie njofton se tregjet e aksioneve janë duke reaguar negativisht ndaj mbylljes së bankave greke dhe ngërçit mes Athinës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa afrohet afati i ...

  • Paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen e Greqisë

    29 Qershor, 2015

    greqiZyrtarët e lartë evropianë kanë shprehur zhgënjim nga veprimi i papritur i kryeministrit Tsipras për të shpallur një referendum për reformat. E ardhmja e Greqisë në Euro është bërë më e pasigurtë se kurrë dhe vendi ndodhet në mes të njërës nga krizat më të rënda financiare në botë prej shumë vitesh.

    Evropa shpreh zhgënjim dhe bën thirrje për votë ...

  • Çfarë ndodh nëse Greqia del nga Eurozona?

    29 Qershor, 2015

    greqia ftSkenari profetizohet prej kohësh, por çfarë ndodh saktësisht kur një vend lë Eurozonën? “Financial Times” e nis shpjegimin e saj nga situata në tregjet financiare, ku një monedhe të re do t’i duhet më së pari një kod i ri, i cili të identifikohet nga kompjuterët për shkëmbime tregtare e pagesa.

    Me këtë çështje ...

  • Si funksionojnë kontrollet e lëvizjes së kapitalit?

    29 Qershor, 2015

    Gjithnjë e më shpesh flitet për kontrollin e lëvizjes së kapitalit në rastin e Greqisë. Qipro ka patur përvoja të mira me të. A mund ta ndihmojë kontrolle të tilla Greqinë për të dalë nga kriza?

    euro1Sapo kryeministri grek Alexis Cipras u tha bashkëkombasve të tij në orën 01:00 të mëngjezit se do të mbante një referendum për të penguar ...

  • Një herë euro – gjithmonë euro

    29 Qershor, 2015

    Sipas Marrëveshjes së BE, mundësia e një “Grexit”, pra daljes së plotë të Greqisë nga Eurozona, është vështirë e paramendueshme. Përderisa ajo mbetet anëtare e BE.

    euro“Grexit” – kompilimi më i njohur i fjalëve “Greqi” dhe “exit”, në kohën e krizës së tanishme, është një mosmarrëveshje e madhe – të paktën përderisa Greqia mbetet anëtare e Bashkimit Evropian. E njëjta ...

  • Greqi: Frikë nga falimentime të mëtejshme

    24 Qershor, 2015

    Propozimet e reja për reforma të qeverisë greke ngjallin frikëra sidomos tek industria e turizimit.

    greqiaIshte një apel thuajse dramatik i shoqatave greke të biznesit drejtuar së fundmi kryeministrit Tsipras. Ai duhet të arrijë një marrëveshje me huadhënësit dhe t’i japë fund “ekuilibrit të tmerrit”. Sipërmarrësit paralajmëruan ndaj rritjeve të reja të taksave dhe taksave speciale. Ato do të kenë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"