LAJMET NGA BOTA

  • NATO, ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj sigurisë në përgjigje të luftës në Ukrainë

    16 Mars, 2022

    StoltenbergSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se aleanca ushtarake perëndimore do të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e saj ndaj sigurisë në Evropë në të ardhmen, si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

    “Sulmi rus ndaj Ukrainës dhe integrimi i saj ushtarak me Bjellorusinë, krijojnë një realitet të ri sigurie në kontinentin evropian”, tha Stoltenberg të martën ...

  • SHBA e sheh Putinin si të zemëruar, të irrituar dhe të prirur për të përshkallëzuar luftën

    15 Mars, 2022

    Put inPas më shumë se dy javësh nga fillimi i një lufte të cilën ai parashikonte ta dominonte brenda dy ditësh, Vladimir Putin po shfaq zemërim dhe zhgënjim nga dështimet e ushtrisë së tij dhe një gatishmëri për të shkaktuar edhe më shumë dhunë dhe shkatërrim në Ukrainë, sipas vlerësimit të zyrtarëve të zbulimit amerikan.

    Ditët e fundit zyrtarët kanë ...

  • Ukraina dhe Rusia rifillojnë bisedimet e paqes; të mërkurën Zelenski i drejtohet Kongresit amerikan

    15 Mars, 2022

    KyivDelegacionet ukrainase dhe ruse filluan një raund të katërt bisedimesh për paqen të hënën, një ditë pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa ndaj një baze ushtarake ukrainase që gjendet vetëm 25 kilometra nga Polonia, vend anëtar i NATO-s. Të paktën 35 persona u vranë dhe 134 u plagosën në sulmin ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Paqeruajtjen dhe Sigurinë.

    Bisedimet ...

  • Shpërndahet autokolona masive ushtarake ruse, ridislokohet gjetkë

    11 Mars, 2022

    Kolona KyivCivilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpërim ushqime e karburant ndërsa forcat ruse vazhduan edhe të enjten të bombardojnë qytetin port. Ndërkohë fotografi satelitore treguan se autokolona masive e Kremlinit, që ndodhej disa kilometra jashtë kryeqytetit ukrainas është shpërndarë dhe ridislokuar sërish.

    Një numër edhe më i madh vendesh dënuan sulmin ajror në një maternitet në Mariupol ...

  • Pas Ukrainës, kush do të jetë në objektivin e Rusisë?

    11 Mars, 2022

    tankSulmi brutal rus ndaj Ukrainës ka shtuar frikën e disa vendeve evropiane se ato mund të vihen nën shënjestrën e Moskës.

    Perëndimi thotë se ndër vendet më të rrezikuara janë shtetet, që nuk janë anëtare të NATO-s apo Bashkimit Evropian. Mes tyre përfshihen Moldavia fqinje me Ukrainën dhe Gjeorgjia në kufi me Rusinë, që të dyja dikur pjesë e Bashkimit ...

  • Rusia në prag të falimentimit?

    9 Mars, 2022

    rublaAgjencitë e vlerësimit dhe studiuesit e ekonomisë e shohin Rusinë në prag të falimentimit. Arsyeja janë sanksionet e rënda ekonomike të vendosura ndaj Moskës. Çfarë do të thotë kjo për sistemin financiar ndërkombëtar?

    Në tregjet e obligacioneve, gjërat po bëhen të vështira këto ditë kur bëhet fjalë për Rusinë. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, thotë ndërmjetësi ...

  • Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin

    12 Dhjetor, 2021

    VulinBE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi “gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

    Mohimi i masakrës së Reçakut nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra  në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë ...

  • Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë “modelit kinez”

    12 Dhjetor, 2021

    ErdoganPresidenti turk ka kontribuar në zhvlerësimin e lirës turke. Megjithatë, Recep Tayyip Erdogan kërkon që të vazhdojë me këtë kurs, që ka pasur sukses në Kinë. Ekspertët thonë se krahasimi çalon.

    Ka vite që ekonomia turke është duke u rrënuar nga turbo-inflacioni. Rritja e madhe e çmimeve po i mundon njerëzit. Energjia, banesa ose ushqimet kryesore duhen paguar shtrenjtë që ...

  • Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?

    12 Dhjetor, 2021

    MacronMacron kërkon që BE t’i ketë nën kontroll kufijtë e saj. Tre javë para se Franca të marrë presidencën e radhës së BE, nga Pallati Élysée vijnë kërkesa të qarta.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën ...

  • Omikron: OBSH e shpall variantin e ri të Coronës “shqetësues”

    28 Nentor, 2021

    OmicronOrganizata Botërore e Shëndetësisë e ndjek me shqetësim shfaqjen e një varianti të ri të virusit Corona në pjesën afrikanojugore. Mjaft shtete kanë vendosur kufizime udhëtimi.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, e ka klasifikuar si “shqetësues” variantin e ri të Coronës, B.1.1.529 të shfaqur në pjesën jugore të Afrikës. Këtë e bëri të ditur organizata të premten pas një takimi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"