LAJMET NGA KOSOVA

  • Borrell propozon Lajçakun për përfaqësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

    22 Shkurt, 2020

    LajcakMirosllav Lajçak u propozua edhe zyrtarisht përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në Bruksel.

    Sipas tyre, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së ...

  • Thaçi: Xhamajka njeh Kosovën – MPJ e Xhamajkës e mohon

    21 Shkurt, 2020

    XhamajkaMinistrja e jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, shkroi në rrjetin twitter se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën, disa orë pasi që presidenti i Kosovës, publikoi lajmin për njohjen.

    “Deri tash Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi zonja Smith në llogarinë e saj në Twitter.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të enjten ...

  • BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

    21 Shkurt, 2020

    Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

    Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja ...

  • URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

    18 Shkurt, 2020

    Shqiperi KosoveAs kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon ...

  • Rexhep Qosja për A2 CNN: 11 vjet Kosovë e pavarur, por me probleme për demokracinë

    18 Shkurt, 2020

    Akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për A2 CNN nënvizon Pavarësinë e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës si momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare.

    https://youtu.be/MDTZ_6w8Q2g

  • Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiqit

    15 Shkurt, 2020

    Albin Kurti MynihNë Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.

    Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin ...

  • Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për hekurudhën dhe autostradën

    14 Shkurt, 2020

    Grenell Thaci VucicNë Munih u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

    Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili tha se me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është pajtuar se duhet përqendrim në ...

  • Konferenca e Sigurisë në Mynih: Gati marrëveshja e vullnetit të mirë për hekurudhat

    14 Shkurt, 2020

    Thaci GrenellNë kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore ishte dialogu, por ka edhe një marrëveshje.

    Pas takimeve me krerët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq si dhe kosultimeve të mëparshme të ekipeve të këtyre dy vendeve, në Mynih u ...

  • Pompeo, letër Kurtit: Heqja e tarifave, marrëveshja me Serbinë të jenë përparësi

    13 Shkurt, 2020

    PompeoSekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i shkroi letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thekson se është koha për vendosjen e marrëdhënieve normale me Serbinë që kanë në qendër njohjen e ndërsjellë, ndërsa kërkon heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    “I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet ...

  • Mynih: Konferenca e Sigurisë fton në një panel Kurtin, Vuçiq dhe Ramën

    13 Shkurt, 2020

    Konferenca e sigurise MynihNë Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

    Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"