LAJMET NGA KOSOVA

  • Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

    28 Maj, 2017

    Valdete Daka PDKKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.

    Ajo pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votojë, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet, ngase ...

  • Kurti thotë se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

    26 Maj, 2017

    KurtiKandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit.

    Ish-kryetari i VV-së ka premtuar se pagat e zyrtarëve të lartë nuk do të jenë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në Kosovë.

    Përderisa pagat mujore në Kosovë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro, deputetët e Kuvendit të ...

  • Nju Jork, aktivitet për Kosovën: të ftuar nderi Lorik Cana e Eliot Engel

    26 Maj, 2017

    CanaYlli i futbollit, Lorik Cana, dhe kongresmeni amerikan Eliot Engel ishin të ftuarit e nderit në një mbrëmje gala të enjten në Nju Jork, kushtuar çështjes së edukimit cilësor të të rinjve në Kosovë. Organizator i mbrëmjes ishte Fondi Kosovë-Amerikë i Edukimit, i njohur shkurt me emrin KAEF.

    Lorik Cana njihet si një ndër përfaqësuesit më në zë të Kosovës ...

  • Yee: Liderët ballkanas, të përgjegjshëm. S’ka Shqipëri të madhe

    25 Maj, 2017

    YeeEdhe pse emri i tij u përfol gjatë si personi i cili mundësoi gjetjen e zgjidhjes për ngërçet politike në Shqipëri dhe Maqedoni, zv.ndihmës sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, në një intervistë për “European Western Balkans”, ai nënvizon se merita u takon vetëm politikanëve të këtyre vendeve.

    “Merita e vërtetë u takon liderëve të ...

  • Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

    24 Maj, 2017

    Albin KurtiIsh-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Drenasin. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

    Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

    Që Lëvizja po rritet në krejt Kosovën, e vërteton entuziazmi që gjetëm në Drenas, ...

  • Banka Botërore miraton kuadrin e ri të partneritetit me Kosovën

    24 Maj, 2017

    World BankBanka Botërore bëri të ditur se “bordi i drejtorëve të kësaj banke, ka miratuar Kuadrin e Partneritetit me Kosovën për periudhën 2017-2021, me të cilën synohet të ndihmohet Kosova për t’u krijuar qytetarëve mundësi për jetë më të mirë”.

    Në njoftimin e Bankës Botërore në Kosovë thuhet se “financimi për projekte në Kosovë gjatë kësaj periudhe vlerësohet se do ...

  • Hoyt Brian Yee: kujdes ndaj qasjes ruse në Ballkan

    24 Maj, 2017

    Hoyt VucicZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, tha të mërkurën në Beograd se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Ballkanin perëndimorë për të mbështetur rrugën evropiane të vendeve të rajonit, ndërsa do të ndjekin me vëmendje qasjen e Rusisë në atë zonë.

    Pas takimit me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ...

  • KURTI NË ISPE: NUK KA SHTET NDËRTIM PA ZHVILLIM EKONOMIK

    23 Maj, 2017

    KurtiKurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve shpalosi vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të cilin e mbështet në tri shtylla – bujqësi, energji dhe miniera e minerale.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurti deklaroi në kolegjin ISPE se pas luftës prioritet i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ka ...

  • Sondazhe befasuese: Luftë për vendin e parë, blloku PDK-AAK-NISMA 35,3%; blloku LDK-AKR… 33,8%

    19 Maj, 2017

    sondazhi-kurtiKanë filluar të dalin rezultatet e para të sondazheve, sipas të cilave përkundër krijimit të bllokut të madh nga partitë e quajtura krahu i luftës, duket se diferenca ndërmjet tyre dhe krahut të udhëhequr nga LDK-ja, është tepër e ngushtë, dhe se gjith[ka do të vendoset ditëve të ardhshme.

    “Dhe nisin sondazhet e para pas krijimit të blloqeve: Një organizatë ...

  • Studim: Si nxitet dhe si trajtohet radikalizmi në Kosovë

    19 Maj, 2017

    isisNjë studim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, vë në pah se 72 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se ka problem me radikalizmin në komunitetin e tyre, ndërsa rreth 93 për qind besojnë se interneti luan një rol të madh në këtë radikalizim.

    Këto të dhëna u bënë publike gjatë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"