LAJMET NGA KOSOVA

  • S’ka vota për Demarkacionin, çështja mund të kthehet në pikën zero

    23 Qershor, 2016

    demarkacioni ksMarrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e arritur në fund të gushtit të vitit të kaluar, po shkon drejt dështimit.

    Pas kundërshtimeve të opozitës, kohëve të fundit janë shtuar zërat edhe brenda partive në pushtet që kërkojnë rishqyrtimin e saj, duke konsideruar se si e tillë, marrëveshja ka cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.

    Deputeti i Partisë Demokratike ...

  • Cana: Krenar, faleminderit për gjithçka!

    22 Qershor, 2016

    canaPritjet kanë marrë fund dhe lojtarët janë të mërzitur që nuk do të luajnë të paktën edhe një ndeshje tjetër në Europian. Pavarësisht mërzisë, ata janë krenarë që përfaqësuan një komb të tërë.

    Kapiteni Lorik Cana, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shkroi se nuk ishte ndjerë asnjëherë më shumë krenar për skuadrën, ndërsa ...

  • Demarkacioni me Malin e Zi drejt rishikimit

    20 Qershor, 2016

    demarkacioniMarrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi po shkon drejt rishikimit, thonë analistët politik. Sipas tyre, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tani president i Kosovës, dhe kryeministri Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë bazuar vetëm në numrat që kanë në Kuvend, ...

  • Kuvendi ratifikon mandatin e EULEX-it deri më 2018

    17 Qershor, 2016

    parlamenti ksKuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite tjera. Vazhdimi i këtij mandati është mundësuar përmes dy projektligjeve, të cilat përcaktojnë edhe përgjegjësitë që do t’i ketë Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, i vendosur në Kosovë që nga qershori i ...

  • Manipulimi me emrin “imam”

    17 Qershor, 2016

    xhamiaHulumtimet më të reja thonë se institucionet shtetërore dhe fetare kanë qenë joefikase në pengimin e përhapjes së ideologjisë ekstremiste në vendet rurale në Kosovë, ku të rinjtë janë të izoluar më shumë janë të orientuar kah institucionet dhe drejtuesit fetar.

    Në raste të caktuara, sipas hulumtimeve, të rinjtë kanë qenë të ndikuar nga ligjëratat e disa imamëve, të cilët ...

  • Kosovë: Qeveria dakord për shtyrjen e mandatit të EULEX-it

    16 Qershor, 2016

    Misionit të BE-së për Kosovën, EULEX, i skadoi mandati në mesnatën ndërmjet 14 e 15 qershorit. Ndërkohë qeveria në Prishtinë ka rënë dakord për vazhdimin e madatit të këtij misioni.

    EulexQeveria e Kosovës më në fund e dërgoi në parlament projektligjin, i cili mundëson zgjatjen e mandatit të misionit EULEX. Kjo u bë e mundur pas negociastash të gjata ndërmjet ...

  • Kosova akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjeve

    16 Qershor, 2016

    KS SR BEQeveria e Kosovës tha se nuk do të ndërmarrë asnjë hap për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa “Serbia të mos heq bllokadën për kodin telefonik, të mos zbatojë marrëveshjen për energjetikën dhe të mos heq barrikadën nga ura qendrore në qytetin e Mitrovicës”.

    Në një raport dërguar Bashkimit Evropian mbi procesin e bisedimeve me ...

  • Ischinger: Proceset e krimeve të luftës – pjesë e shërimit të vetes

    15 Qershor, 2016

    Wolfgang Ischinger, aktualisht drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih për kryeministrin serb Vuçiç e Serbinë, për elitat në Ballkan, për gjyqin për krime lufte në Kosovë e për mbështetjen evropiane për Kosovën.

    Wolfgang IschingerDW: Pas dy dekadave të para plot shpresë të demokracive të reja në Evropën Lindore dhe Juglindore kohët e fundit vërehet një tendencë e kundërt: forcim ...

  • Meucci: Komandantët e UÇK-së s’kanë të drejtë të bëjnë çka të duan

    14 Qershor, 2016

    MeucciShefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i tha Radios Evropa e Lirë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.

    Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të ...

  • Dyshohet për varrezë masive në oborrin e UP-së, vërtetohet ditëve në vijim

    13 Qershor, 2016

    upPas dyshimeve të ngritura ditë më parë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës, konkretisht në hapësirën mbrapa Rektoratit, ekziston një varrë masiv me trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë ditëve në vijim të nisin gërmimet në këtë hapësirë.

    KosovaPress ka filmuar zonën në të cilën dyshohet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"