LAJMET NGA KOSOVA

  • DASH: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së

    22 Mars, 2022

    StatedepartamentShtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

    “Kosova mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në NATO, duke vazhduar zbatimin aktiv ...

  • Do të mbahen në Kosovë zgjedhjet serbe të 3 prillit?

    18 Mars, 2022

    zgjedhjet serbe ne kosoveKërkohet zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Duhet bërë dallimi ndërmjet referendumit të Serbisë që Kosova e ndaloi të mbahet në territorin e saj dhe zgjedhjeve të Serbisë, thonë ekspertët.

     

    3 prilli, dita kur pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë po afron, ndërkohë që presioni po rritet mbi udhëheqësit e institucioneve ...

  • Kosova kërkon ndihmën e presidentit Biden për anëtarësim në NATO

    18 Mars, 2022

    usa kosovaPresidentja e Kosovës të enjten i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden që ta ndihmojë Kosovën të bëhet anëtare e NATO-s në një kohë kur Rusia po bën përpjekje për të destabilizuar Ballkanin.

    Presidentja Vjosa Osmani i dërgoi një letër presidentit Biden, në të cilën thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë një çështje jetike për Prishtinën.

    Kosova, “shteti më ...

  • Borrell: Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi vetëm me dialog

    16 Mars, 2022

    Josep BorrellNë intervistë për DW, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ndalet edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh i zhgënjyer. “Dialogu nuk po ecën” – tha Borrell.

     

    Teksa lufta në Ukrainë vijon të përkeqësohet dita-ditës, rritet edhe shqetësimi, se ndikimi rus mund të fuqizohet akoma më tepër në ...

  • Steinbaum: ShBA të sanksionojë Serbinë për lidhjet ushtarake me Rusinë

    15 Mars, 2022

    SteinbaumLufta në Ukrainë ka nxitur unitetin e vendeve perëndimore. Njëkohësisht, kjo periudhë vuri në dukje lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Beogradi është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, për të ndëshkuar sulmin e saj ndaj Ukrainës fqinje. Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të ...

  • Baerbock: Nevojitet përparim i dialogut Kosovë-Serbi

    11 Mars, 2022

    Baerbock KurtiMinistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë vizitës në Prishtinë, u shpreh se Kosova e ka bërë punën e saj përsa i përket liberalizimit të vizave. Tani duhet që Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.

     

    Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian është duke i zgjatur dorën shteteve të rajonit në ...

  • Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ballkanin Perëndimor

    9 Mars, 2022

    Annalena BaerbockAnnalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ...

  • ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR VRASJEN E TREFISHTË NË GLLOGJAN

    12 Dhjetor, 2021

    prokuroria e ksPolicia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit.

    “Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin ...

  • Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin

    12 Dhjetor, 2021

    VulinBE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi “gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

    Mohimi i masakrës së Reçakut nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra  në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë ...

  • BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

    12 Dhjetor, 2021

    KurtiI ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgjigjet,se Asociacioni nuk ka kaluar testin e kushtetutës.

     

    Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përplasi në Bruksel, kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku hapur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"