LAJMET NGA KOSOVA

  • Tahiri: Radoiçiqi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit

    23 Gusht, 2019

    Ministri TahiriMilan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është shënuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, dhe dosja e tij është kompletuar, dhe proceduar organeve ndërkombëtare, me qëllim që të nxirret fletarrestimi ndërkombëtar.

    Këtë e ka deklaruar ministri në ...

  • Shpërndahet parlamenti i Kosovës – pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

    22 Gusht, 2019

    Kuvendi i ksParlamenti i Kosovës u shpërnda. Deputetët votuan në favor të shpërndarjes duke hapur rrugën që presidenti Hashim Thaçi, të shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, që sipas kushtetutës, duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së parlamentit.

    Kjo është hera e parë që parlamenti voton për shpërndarjen e tij.

    Vendimi pasoi dorëheqjen e ...

  • Vuçiç: Nuk ka marrëveshje nëse shqiptarët fitojnë gjithçka e Serbia asgjë

    22 Gusht, 2019

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se është i ndërgjegjshëm që nuk do të ndryshojë qëndrimin amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, por Beogradi kërkon një kompromis i cili nënkupton se shqiptarët nuk mund t’i fitojnë të gjitha e Serbia asgjë.

    Ai u takua të martën me ...

  • Kosova i vendos Maqedonisë së Veriut masë reciprociteti për disa produkte

    20 Gusht, 2019

    prishtina 1Kosova i vendosi masë reciprociteti Maqedonisë së Veriut, për disa produkte, pasi ky vend ndali importin e disa produkteve nga Kosova. Maqedonia e Veriut reagon.

    Autoritetet në Kosovë vendosën një masë siç thonë reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut për dy produkte ushqimore. Ndaluan importimin e mjaltit natyral dhe patateve për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe prodhimeve vendore. Endrit ...

  • Me 22 gusht shpërbëhet Kuvendi i Kosovës

    5 Gusht, 2019

    Kuvendi i KSKryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht të vendoset për shpërbërjen e Parlamentit. Kjo nënkupton se Kosova do të shkojë së shpejti në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e partive politike konfirmuan se kryesia e Kuvendit ka rënë dakord që me datën 22 të ...

  • Thaçi: I gatshëm t’i shpall zgjedhjet nëse nuk ka një zgjidhje tjetër

    31 Korrik, 2019

    Thaci DakaPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha të mërkurën se është i gatshëm që t’i shpall zgjedhjet e reja, nëse partitë politike nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit.

    Ai citohet të ketë thënë këtë pas një takimi me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku është diskutuar për gatishmërinë e këtij ...

  • Hidrocentrale në Kosovë. Balanca mes nevojave energjetike e mbrojtjes së mjedisit

    31 Korrik, 2019

    HidrocentraleRrjedha e lumit Lumbardh në grykën e Deçanit në Kosovën perëndimore, është shndërruar në çështje përplasjesh në mes të atyre që synojnë ndërtimin e hidrocentraleve dhe mbrojtësve të mjedisit.

    Përgjatë rrjedhës së tij kanë mbirë katër projekte hidrocentralesh, duke nxitur reagimin dhe protestat e banorëve të drejtuara nga organizata mjedisore ERA.

    Fatos Lajçi nga kjo organizatë, thotë se këto ndërtime po ...

  • Ramush Haradinaj sot udhëton për në Hagë

    23 Korrik, 2019

    RamushKryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj, zyrtarisht i njoftoi krerët e institucioneve e partive politike për dorëheqjen e tij, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Haradinaj niset për në Hagë.

    Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një letre i njoftoi zyrtarisht krerët e institucioneve qendrore dhe shefat e grupeve parlamentare me vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme ...

  • Pas dorëheqjes së Haradinaj, Kosova shkon në zgjedhje në 8 Shtator

    22 Korrik, 2019

    RamushPas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.

    Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Për këtë arsye, burime të RTK-së bëjnë me dije se Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet ...

  • Ramush Haradinaj jep dorëheqjen

    19 Korrik, 2019

    Ramush HKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paraqiti dorëheqjen pasi ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje në Hagë.

    Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë ku do të paraqitet javën që vjen.

    Zoti Haradinaj tha se nuk mund të lejonte që të paraqitej atje në cilësinë e kryeministrit dhe për këtë arsye ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"