LAJMET NGA KOSOVA

  • Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

    17 Qershor, 2019

    PalmerDiplomati amerikan, Matthew Palmer pohon se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai foli edhe për çështjen e Kosovës.

    Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha ...

  • Kosovë: Alex Whiting shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale

    14 Qershor, 2019

    drejtesiaEmërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex Whiting, ka punuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.

    Prokuroria Speciale në kuadër të Gjykatës Speciale për Krimete Luftës në Kosovë, bën të ditur se ka emëruar Alex Whiting, shef të hetimeve në Prokurorinë Speciale të ...

  • Gjykata e Lartë e Podgoricës dënon me burg një shtetas malazez për krime lufte në Kosovë

    6 Qershor, 2019

    Vlada ZmajevicVlada Zmajeviç u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit në vitin 1999.

    Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviç, në arsyetimin e aktgjykimit, theksoi se dëshmitë e paraqitura vërtetojnë se me këtë rast janë kryer krime të luftës, pasi, sipas tij për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari që ...

  • Wolfgang Petritsch: Zgjidhja për Kosovën pa SHBA dhe Rusinë

    31 Maj, 2019

    Wolfgang PetritschWolfgang Petritsch flet për mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbis. Petritsch nuk përjashton mundësinë e ndryshimet e kufijëve – nëse palët janë dakord.

    Deutsche Welle: Zoti Petritsch, komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kërkohet një vendosmëri e madhe. Por statusi i ...

  • Kosovë, shtetasi rus i UNMIK-ut shpallet person i padëshiruar

    31 Maj, 2019

    Barikada mitroviceKryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të premten se ka kërkuar nga ministria e Jashtme që shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara të shpallet person i padëshiruar.Ai ishte ndaluar të martën gjatë operacionit të policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe për arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në ...

  • Anët pozitive dhe negative në raportin për Kosovën

    30 Maj, 2019

    Hahn RamushAutoritetet në Kosovë vlerësojnë se raporti i progresit për Kosovën është real. Por nuk pajtohen me disa rekomandime. Taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet.

    Prishtina zyrtare i pranon konstatimet në raportin e progresit për Kosovën, por nuk pajtohet me rekomandimin e thënë qartë në raport që Kosova duhet ta heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, sepse ...

  • BE-ja kërkon sërish heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe

    29 Maj, 2019

    Mogherini HahnShefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kërkuan të mërkurën sërish Kosovës që të heqë tarifat prej 100 për qind të vendosura ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Komentet ishin pjesë e publikimit të Raportit vjetor të Zgjerimit, i cili përcakton përparimin që kanë bërë vendet që ...

  • Operacion arrestimesh në Kosovë – tensione në veri

    28 Maj, 2019

    Polica e KSPolicia e Kosovës tha se ka ndaluar një numër zyrtarësh policor dhe disa qytetarë në një operacion në disa komuna në Kosovë dhe është përballur me rezistencë të armatosur në veriun e banuar me shumicë serbe, me ç’rast një pjesëtar i policisë është plagosur lehtë.

    Miradije Kelmendi, nga Inspektorati Policor i Kosovës tha se gjatë operacionit janë kryer ...

  • Shumë të arrestuar dhe të plagosur në veri të Kosovës

    28 Maj, 2019

    Policia e ksGjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe ne Drenicë, janë arrestuar shumë persona. Policia njofton për të plagosur me armë zjarri.

    Një operacion në shkallë të gjërë zhvilloi sot (28.05.2019) Policia e Kosovës në veri të vendit dhe në Drenicë, duke arrestuar rreth 20 zyrtarë doganorë, zyrtarë të policisë dhe qytetarë që dyshohet ...

  • Rezultatet e zgjedhjeve evropiane – sfiduese për Kosovën

    27 Maj, 2019

    PrishtinaPërfundimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe rezultatet e tyre lanë të hapura debatet se si mund të pasqyrohen ato në aspiratat integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

    Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane në Kosovë thonë se me gjithë rezultatet pozitive të partive që mbështesin Bashkimin Evropian si tërësi, çështja e integrimeve për vendet e Ballkanit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"