LAJMET NGA KOSOVA

  • Rritja ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë

    8 Prill, 2016

    rebalancing forSipas një raporti të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 për qind në vitin 2015, rritje e mbështetur nga investimet e fuqishme private.

    Raporti “Ribalancimi për Rritje të Fuqishme”, vlerëson se ritmi i rritjes pritet të vazhdojë gradualisht në 3.2 për qind për vitin 2016, dhe 3.5 për qind në vitin 2017.

    Investimet në  Gazësjellësin Trans Adriatik dhe ...

  • Gjuriq: Kufiri Kosovë-Serbi nuk ekziston

    6 Prill, 2016

    gjuriqGjuriq ka thënë se Serbia nuk do të negociojë asnjëherë me Kosovën si shtet i pavarur, pasi sipas tij Kosova është pjesë integrale e Serbisë.

    Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Serbia nuk do të negociojë asnjëherë me Kosovën si shtet i pavarur, pasi ai ka thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, ...

  • Një delegacion i Bundestagut viziton Kosovën

    5 Prill, 2016

    Delegacioni i deputetëve të Bundestagut gjerman gjatë takimeve me autoritet kosovare u interesua të mësojë më shumë rreth situatës aktuale politike, dialogut me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe radikalizmin fetar.

    BundestaguNjë delegacion parlamentar nga Bundestagu gjerman, anëtarë të grupit të miqësisë të Parlamentit Gjerman për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore, qëndruan në Kosovë të hënën dhe të martën (04.04 ...

  • Beteja tregtare me Serbinë, me MSA-në Kosova shpreson të ulë importet

    4 Prill, 2016

    doganaKosova vazhdon të importojë më së shumti nga Serbia. Sipas statistikave të muajit shkurt, përqindja e importit nga Serbia është 14.5%, ndërsa nga Shqipëria 3.5%.

    Por, 4 ditë pas fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se, kjo do të ndryshojë me praninë e produkteve të vendeve të BE-së.

    “Tashmë që ...

  • Albin Kurti: Shteti i përbashkët shqiptar, do të quhet Shqipëri

    2 Prill, 2016

    albin kurtiPrej katit të gjashtë të ndërtesës në rrugën “UÇK” mund të shihen majat e maleve të Sharrit të mbuluara me dëborë.

    41-vjeçari njihet në Serbi si një nga shqiptarët kosovarë të burgosur gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe si përkrahës radikal i një Kosove të pavarur në periudhën e pasluftës.

    Për shumë njerëz në Kosovë, ai është simbol i protestës ...

  • Hyn në fuqi MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

    1 Prill, 2016

    marreveshja MSATë premten filloi zyrtarisht zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit Ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. E nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u miratua në fillim të vitit edhe Parlamenti Evropian dhe nga një prilli është në fuqi.

    Në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se për vendin po fillon ...

  • Shkeljet shkencore të komisionit për demarkacion shkelin interesin shtetëror

    31 Mars, 2016

    harta demarkacioni 1998Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media për ta komentuar vendimin e komisionit ad hic për demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti Glauk Konjufca përmendi disa pika se pse rezultatet e këtij komisioni janë të pasakta.

    “Më 15 mars kemi thënë që ky komision ad hoc i krijuar nga presidentja nuk do të sjellë rezultate të ndryshme nga Komisioni ...

  • Lirimi i Sheshelit, Ymeri: Vendimi më skandaloz, Serbia nxit luftëra në Ballkan

    31 Mars, 2016

    visar-ymeriKreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka cilësuar si më skandalozin, vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e të akuzuarit për krime lufte, Vojsllav Sheshel.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Ymeri thekson se mosndëshkimi i shtetit të Serbisë për krimet e luftës në Ballkan po rrënon dinjitetin viktimave të shumta dhe familjeve të tyre.

    Ai thekson se ...

  • Komisioni vlerësoi anën teknike e ligjore, por jo atë shkencore

    31 Mars, 2016

    kosova hartaEkspertët e Kosovës të fushave që kanë të bëjnë me demarkacionin e kufijve, vlerësojnë se rezultati që ka dalë nga ekipi ndërkombëtar ad hoc lidhur me aspektin ligjor dhe teknik të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë i pritshëm.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të mërkurën ka thënë se “nga aspekti ligjor dhe teknik, ...

  • Shesheli pas lirimit: Tribunali i Hagës anti serb

    31 Mars, 2016

    sheshel 1Tribunali i OKB-së në Hagë e liroi ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel të akuzuar për krime lufte.

    Akuzat nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është “një njeri i lirë”, tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin (31.03) në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte. Të gjitha pikat e akuzës ndaj ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"