LAJMET NGA KOSOVA

  • Gjykata e Hagës liron nga akuzat Sheshelin

    31 Mars, 2016

    sheshelGjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, shpalli të pafajshëm dhe e liroi nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel. Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës. Prokurorët reaguan me kritika dhe thanë se ...

  • Ekspertët: nuk ka shkelje ligjore në vijën kufitare Kosovë – Mali i Zi

    31 Mars, 2016

    AtifeteTre ekspertët ndërkombëtar që vlerësuan procesin e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, thanë se në shënimin e kësaj vije kufitare janë zbatuar praktikat ndërkombëtare më të dëshmuara deri më tani në vendet tjera.

    Komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, tha se procesi i përkufizimit të kësaj vije kufitare është në përputhje ...

  • Ekspertët: Nuk kishte shkelje në shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi

    30 Mars, 2016

    ekspertetKomisioni i ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e  procesit të shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, vlerëson se nuk ka pasur shkelje gjatë procesit të shënimit të këtij kufiri dhe ai është në pajtim me standardet ndërkombëtare.

    Këto vlerësime janë bërë në raportin që ky komision i dorëzoi të mërkurën, presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

    Duke paraqitur ...

  • Kuvendi mblidhet nesër, OSHP sërish në rend dite

    29 Mars, 2016

    kuvendi KosovesKuvendi i Kosovës nesër nga ora 11:00 zhvillon punime plenare, ku do të shqyrtohen 8 pika të rendit të ditës.

    Në mesin e tyre është edhe emërimi i anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që në dy seancat paraprake nuk ka qenë e mundur të zgjidhen.

    Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovë, tashmë kanë shprehur ...

  • Kosova dhe SHBA me marrëveshje për ekstradim

    29 Mars, 2016

    usa kosovaKosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan të martën marrëveshjen për ekstradim. Kjo marrëveshje sipas zyrtarëve të të dyja vendeve, përveç që forcon partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, garanton po ashtu se kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve e të dyja vendeve do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.

    Presidentja ...

  • Konjufca: Opozita është para udhëkryqit

    28 Mars, 2016

    Glauk Albin“Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës”, ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Krijimi i një platforme politike dhe listës së përbashkët për zgjedhjet, shihen si ...

  • Opozita në Kosovë shtyn protestën

    25 Mars, 2016

    opozitaPartitë opozitare në Kosovë shtynë protestën e paralajmëruar për të shtunën për të kërkuar largimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Vendimi për shtyrje pasoi këshillimet ndërmjet tyre, por burime edhe brenda partive opozitare thonë se ka mospajtime për hapat e ardhshëm për të kundërshtuar institucionet e Kosovës.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha ...

  • Përvjetori i bombardimeve të NATO-s

    24 Mars, 2016

    helikopteri natoShtatëmbëdhjetë vjet më parë NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

    Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

    Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga ...

  • Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, ekspertët ndërkombëtarë në Pejë

    23 Mars, 2016

    Ekspertët ndërkombëtarë për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi kanë udhëtuar të mërkurën drejt komunës së Pejës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet për shënimin e vijës kufitare që ndodhet në fshatrat e saj.

    Procesi i verifikimit është tepër diskret, por edhe pse mediat po mbahen larg tij, Top Channel ka arritur të ndjekë të mërkurën takimet e komisionit ad-hoc ndërkombëtar ...

  • Protestë kundër kryeministrit Mustafa në Prishtinë

    22 Mars, 2016

    Dhjetëra gazetarë të medieve të ndryshme nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, (AGK) protestuan të martën (22.03) para qeverisë së Kosovës kundër kërcënimit të një gazetari nga kryeministri Mustafa.

    GargamelShkas për protestën është bërë me gjasë një kërcënim i bërë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gazetarit të portalit Isnsajder.com, Vehbi Kajtazi. Ky i fundit kishte publikuar lajmin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"