LAJMET NGA KOSOVA

  • BE-ja i kërkon Kosovës bashkërendim për të gjitha veprimet në komunat veriore

    25 Gusht, 2023

    BEBashkimi Evropian u shpreh të enjten i shqetësuar me kërkesën e komunës së Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe, duke theksuar se një kërkesë e tillë bie ndesh me përpjekjet për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

     

    Autoritetet komunale në Mitrovicën e Veriut, të cilat nuk pranohen nga ...

  • Nervozizëm në Prishtinë për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

    16 Gusht, 2023

    kuvendiNë Kosovë nuk ka mirëkuptim për hezitimin e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës, kur ky vend i ka pranuar kushtet e unionit. Sipas analistëve, BE duhet pjesërisht të kishte hequr masat kundër Kosovës.

    Prishtina zyrtare vazhdon t’i cilësojë të padrejta masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës për shkak të siç thuhet “paaftësisë së qeverisë për të vepruar në ...

  • BE-së nuk i mjaftojnë masat e marra nga Kosova

    16 Gusht, 2023

    AlbinBE reagon duke i cilësuar hapat e marra nga qeveria për veriun e Kosovës si zhvillim në drejtimin e duhur, por sipas saj, duhen hapa shtesë. Ndërkohë kryeministri Kurti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës.

     

    Bashkimi Evropian kërkon nga qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Por BE është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese ...

  • BE “shton pretendimet” ndaj Kosovës: ‘Ok’ largimi i policisë, por presim hapa të tjerë!

    10 Gusht, 2023

    BEBashkimi Europian e përshëndeti reduktimin e pranisë policore nga objektet në veri si një hap të duhur përpara, por sipas Brukselit nevojiten edhe hapa të tjerë në kuadrin e përpjekjeve për shtensiomin e situatës në veri të Kosovës.

     

    “BE-ja e mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda ...

  • Kurti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri

    10 Gusht, 2023

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti nënvizoi faktin se në letër kërkohet një qasje më e rreptë ndaj Serbisë.

     

    “Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë ...

  • Senatori Jack Reed vizitë në rajonin e Ballkanit, takime me autoritetet e Kosovës

    9 Gusht, 2023

    Senatori Jack ReedKryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jack Reed, po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit, mes tensioneve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit lidhur me situatën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

     

    Senatori Reed, i cili u takua të martën pasdite me Presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani, do ...

  • Deputeti ukrainas Merezhko për VOA: Rusia do ta përdorë përshkallëzimin në Ballkan për të hequr vëmendjen nga agresioni në Ukrainë

    9 Gusht, 2023

    MerezhkoShefi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës Oleksandr Merezhko, një nga nënshkruesit e letrës ku shprehet shqetësimi me politikat aktuale perëndimore ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë se kërcënimi nga përshkallëzimi në Ballkan, ka rëndësi edhe për Ukrainën.

     

    “Pasi Rusia me siguri do ta përdorë këtë përshkallëzim për interesat e saj, duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndezur ...

  • Kurti thotë se Kosova mishëron vlerat e njëjta me Këshillin e Evropës

    21 Korrik, 2023

    qeveria KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se shteti ynë mishëron vlerat e njëjta me Këshillin e Evropës.

    “Natyrshëm e kemi vendin në këtë organizatë. Kjo forcon ...

  • Pa lejen e KFOR-it dronët Bayraktar nuk lejohet të përdoren

    21 Korrik, 2023

    drone AlbinKosova ka blerë dronë ushtarakë Bayraktar TB-2 nga Turqia, por për përdorimin e tyre nevojitet leja e forcave paqeruajtëse të NATO-s, të cilat veprojnë në Kosovë nën mandatin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

     

    Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur plot krenari se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, misioni paqeruajtës ...

  • Përfunduan pa sukses bisedimet në Bruksel

    21 Korrik, 2023

    LajcakPala kosovare mendon që plani i BE-së për uljen e tensioneve në veri është selektiv dhe u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë. Pala serbe mendon ndryshe.

     

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, zhvilluan takime të ndara  në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Qëllimi i takimit që zgjati ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"