LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: masat e reciprocitetit me Serbinë, ndihmojnë vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë

    2 Korrik, 2022

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se vendimi i qeverisë mbi përdorimin e targave të makinave dhe dokumenteve personale të lëshuara nga autoritetet serbe, ndihmon vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë.

    Ai i bëri këto komente pas reagimeve që nxiti vendimi i qeverisë së tij që makinave të cilat kanë targa me shkurtesat e qyteteve të Kosovës e që ...

  • Kurti mirëpret deklarimin e KE se vendi përmbushë kushtet për liberalizim

    1 Korrik, 2022

    albin twiterKryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

     

    “E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë ...

  • BE thotë se Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”, “PR” që i lëshon Serbia

    1 Korrik, 2022

    targat-be-Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se Brukseli gjatë kësaj jave ishte informuar, por nuk ishte konsultuar në lidhje me planet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe lirinë e lëvizjes në territorin e Kosovës.

    “Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes të vitit 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i heqë ...

  • Lajçak: Situatë e re në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi

    30 Qershor, 2022

    lajcakPërfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të enjten në Beograd se vendimi i një nate më parë i qeverisë së Kosovës mbi përdorimin e targave të makinave dhe dokumenteve personale të lëshuara nga autoritetet serbe, ka krijuar një situatë të re në marrëdhëniet ndërmjet të dyja palëve dhe ka ndryshuar “planet dhe temat” ...

  • “S’detyroj askënd!”, Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut, Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron

    29 Qershor, 2022

    lajcakPërfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak deklaroi se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut. Sipas tij, nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon që të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia, ...

  • Përvjetori i Betejës së Kosovës, thirrje pro Rusisë gjatë festimeve

    29 Qershor, 2022

    manifestimi serb beteja e kosovesGrupe pjesëtarësh të komunitetit serb morën pjesë të martën në manifestimet në Gazimestan afër Prishtinës, me rastin e 633 vjetorit të Betejës së Kosovës. Përgjatë manifestimeve banorët serbët bën thirrje në mbështetje të Rusisë dhe kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe bënë thirrje për paqe në mes serbëve dhe shqiptarëve.

     

    Me thirrjet ...

  • Komisioni Evropian e konfirmon-nuk ka udhërrëfyes të ri për vizat

    28 Qershor, 2022

    Komisioni evropianNuk do të ketë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e konfirmoi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

     

    Ne një përgjigje me shkrim, Pisonero sqaroi pohimet e komisionarit  Varhelyi, i cili një ditë më parë, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian, për të përgatitur një udhërrëfyes për çështje specifike.

    “Komisioni vazhdon të qëndrojë ...

  • Kurti: Procesi i Berlinit dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë

    28 Qershor, 2022

    kurtiNë takimin me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, kryeministri i k Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës. 

    “Kryeministri Kurti theksoi vullnetin për forcim të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ai u falënderua për përkrahjen e Zvicrës dhënë popullit të Kosovës, që ...

  • Lajçak sot në Prishtinë, takime me opozitën

    28 Qershor, 2022

    lajcakEmisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente.

    Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.

    Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të ...

  • Biserko: Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e Kosovës

    27 Qershor, 2022

    BiserkoKosova ka qenë zona e represionit më të gjatë shtetërorë në historinë e re të Ballkanit. Kështu thotë aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserka. Në një opinion të saj mbi librin e autorit Rade Radovanoviç “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” (Smeh pod vešalima) Biserka shkruan se Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"