LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Evropës

    14 Prill, 2022

    Vjosa AlbiniKrerët e Kosovës thonë se momenti për aplikim në BE dhe KE është i volitshëm. Autoritetet ndërkombëtare thonë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. ...

  • Furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen në rajon

    14 Prill, 2022

    Aeroplani kinez armeEkspertët e sigurisë në Kosovë thonë se furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

    Eksperti Drizan Shala, tha për Radio Kosovën se që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, Serbia ka zhvilluar 25 aktivitete ushtarake në territorin e saj. Sipas tij, kjo tregon që Serbia ka për ...

  • DASH për Kosovën: Vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit

    13 Prill, 2022

    Departament of State Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ...

  • Dick Marty: Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët/ Kosova kërkon hetim

    12 Prill, 2022

    Dick MartyAutoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.

    Ish-Senatori zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor ...

  • Ish i dërguari i KE-së, Dick Marty pohon të jetë kërcënuar nga shërbimet serbe

    12 Prill, 2022

    Dick-MartyAgjencia Serbe e Zbulimit, BIA, hodhi poshtë të hënën raportimet e mediave zvicerane se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërcënuar nga “elementë radikalë të shërbimeve serbe të zbulimit”.

    Në një intervistë me televizionin publik të Zvicrës, zoti Marty, pretendimet e të cilit çuan në ngritjen e Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, tha se ...

  • Kurti: Serbia bëri spastrim etnik administrativ të heshtur në Luginë

    11 Prill, 2022

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Në këtë takim morën pjesë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, rkyetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi ...

  • Shqiptarët me konstatime, Serbia me veprime: Kina me dërgesë gjysmë të fshehtë të raketave në Serbi

    11 Prill, 2022

    kina raketa per serbineSerbia, një aleate e Rusisë, mori këtë fundjave një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion gjysmë të fshehtë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë, mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

    Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave ...

  • Prishtina akuzon Serbinë: Spastrim etnik i Luginës së Preshevës

    7 Prill, 2022

    BujanovciPrishtina zyrtare fajëson Serbinë se pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet serbe lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë për shkak të “pasivizimit të adresave nga Serbia të shqiptarëve në Luginën e Preshëvës”, e cila pasoi me pjesëmarrje ...

  • Simboli ‘Z’, kudo në Mitrovicë të Veriut

    7 Prill, 2022

    Mitrovica serbet

    Dragani nga Mitrovica e Veriut, një komunë me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës, thotë se nuk guxon të shprehë publikisht mendimin e tij për përdorimin dhe promovimin e simbolit ‘Z’ në qytetin e tij.

    Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë, vizatohet ose ngjitet në makina civile dhe bilborde, ...

  • OKB: Kosova në prill në agjendën e Këshilli të Sigurimit

    5 Prill, 2022

    okbKëshilli i Sigurimit të OKB diskuton më 20 prill për Kosovën. Në takimin e parë të këtij viti, shefja e re e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

     

    Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"