LAJMET NGA KOSOVA

  • James O’Brien: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm

    23 Mars, 2024

    James OBrienNdihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj.

     

    Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë ...

  • Rregullorja e BQK-së për dinarin, sot është afati i fundit për propozime

    22 Mars, 2024

    lajcakTë premten, më 22 mars, është afati i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

     

    Diskutimet për dinarin serb që u bënë të martën e 19 marsit në Bruksel, nuk përfunduan me ndonjë zgjidhje. Por, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri të premten t’i ...

  • Misioni amerikan në OSBE: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 25 vjet më parë, e domosdoshme dhe e ligjshme

    22 Mars, 2024

    USOSCEMisioni amerikan në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të enjten se ndërhyrja e NATO-s në pranverën e vitit 1999, ishte një veprim i domosdoshëm për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik në Kosovë, dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për t’u siguruar që ajo periudhë të mos përsëritet.

     

    Në një komunikatë të së ngarkuarës ...

  • Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të mira

    21 Mars, 2024

    KurtiKryeministri i i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për aktualitetin politik në vend dhe problemet që janë shfaqur me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temë e intervistës ka qenë edhe çështja e dinarit serb, por edhe lëndët që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e për ...

  • Prishtina dhe SHBA reagojnë për deklaratën e Vuçiçit

    21 Mars, 2024

    VucicDisa deklarata të Presidentit serb Vuçiç u interpretuan në Prishtinë si kërcënim për një pushtim të Kosovës. Por ambasadori amerikan Jeffry Hovenier, siguroi qytetarët e Kosovës se “të mos shqetësohen”

     

    Një deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  që në Prishtinë u interpretua si një kërcënim se Serbia mund të kthehet me forcë në Kosovë, nxiti reagime të autoritetet kosovare.

    Presidenti serb ...

  • Robinson: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë dhe drejtësisë

    21 Mars, 2024

    Robinson VjosaNdihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institucione thelbësore të sigurisë.

     

    Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në kuadër të një vizite dy ...

  • Hovenier: Shenja pozitive nga takimi i djeshëm në Bruksel

    20 Mars, 2024

    HovenierAmbasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për përparim në çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

     

    Ai i bëri komentet pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë diskutoi mbi këtë çështje në Bruksel me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, ...

  • Ish-shefi i NATO-s: Serbia e respekton vetëm forcën

    20 Mars, 2024

    Alicia-Kearns-George-Robertson-dhe-Ian-Cliff

    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka diskutuar të martën për Kosovën dhe për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

     

    Gjatë diskutimit, ...

  • Kurti për `The Telegraph`: Duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë

    20 Mars, 2024

    AlbinKryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor.

     

    “Kishte vetëm një prani “simbolike” të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia”, tha Kurti për “The Telegraph” .

    Prestigjiozja britanike duke e përshkruar ...

  • DASH: Diskutimet Kosovë – Serbi për dinarin të vazhdojnë me urgjencë

    20 Mars, 2024

    Dash PatelZëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel, tha të martën në mbrëmje se diskutimet Kosovë – Serbi për dinarin serb duhet të vazhdojnë me urgjencë.

     

    Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në ditën kur palët u mblodhën në Bruksel për të diskutuar çështjen e dinarit dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    “Këto ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"