LAJMET NGA KOSOVA

  • Konferenca rajonale: Rusia dhe Serbia janë burime kryesore disinformimi në Ballkanin Perëndimor

    7 Prill, 2023

    Konferenca rajonale për disinformiminRusia dhe Serbia janë evidentuar si burimet kryesore të disinformimit në Ballkanin perëndimor. Ky është përfundimi i një konference rajonale, që zhvillua sot në Tiranë nga organizatat mediatike të verifikimit të fakteve nga gjashtë vendet e këtij rajoni.

     

    Sipas tyre, rrjeti i disinformimit në rajon ka burim kryesor Rusinë, e cila shpërndan lëndën e saj në Serbi, ...

  • Borrell: Kosova dhe Serbia hodhën hapin e parë drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

    6 Prill, 2023

    BorellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi organizimin e një takimi të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

     

    Paralajmërimi pasoi takimin e së martës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit tha ai, ata u pajtuan për ...

  • Bislimi: Në takimin e ardhshëm pritet deklaratë për të pagjeturit

    6 Prill, 2023

    BislimiZëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryenegociatori kosovar në bisedime me palën serbe, Besnik Bislimi tha se në takimin e radhës në Bruksel, pritet të aprovohet deklarata për të pagjeturit dhe për këtë ka gatishmëri nga të dy palët. Këto deklarata Bislimi i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

     

    Numri dy i qeverisë dha ...

  • Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

    6 Prill, 2023

    Bislimi zaednicaZëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “E para, a parasheh ky draft një ...

  • Darkordohet deklarata për të pagjeturit

    5 Prill, 2023

    LajcakKryengociatorët e Kosovës dhe Serbisë, diskutuan një deklaratë për të pagjeturit, njohjen reciproke të diplomave, mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Asociacionin…

     

    Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, u dakorduan në Bruksel për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo deklaratë pritet të miratohet në takimin e radhës së nivelit të lartë ndërmjet ...

  • Veprimet sjellin pasoja

    5 Prill, 2023

    2460Një analizë e huazuar:

    Falë atyre deputetëve që votuan Gjykatën Speciale në parlamentin e Kosovës, që votuan edhe faljen e territorit të Kosovës, e që votuan edhe “Zajednicën”, sot të gjithë shqiptarët janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij teatri të turpshëm prej procesi gjyqësor, ku vihen në bankën e të akuzuarve shqiptarët viktima, ndërkohë që serbët agresorë vazhdojnë të qetë ...

  • Sot fillon në Hagë procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së

    3 Prill, 2023

    Gjykata speciale HagProtesta në ditën e fillimit të procesit kundër ish-komandantëve të UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi akuzohen në Hagë për krime lufte, krime kundër njerëzimit e ndaj rivalëve politikë.

     

    Pas fillimit në orën 09:00 të procesit kundër katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, ...

  • Arrestohet një serb në veriun e Kosovës – reagojnë Lista Serbe dhe Beogradi

    3 Prill, 2023

    Police KSPolicia e Kosovës tha se arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në veriun e vendir nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj policisë dhe pronës së qytetarëve në zonë, duke nxitur reagimin e zemëruar të përfaqësuesve politikë serbë dhe të Beogradit.

     

    Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë ...

  • Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA

    3 Prill, 2023

    Edward P. JosephMarrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësuar si një arritje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por fakti që ajo nuk është nënshkruar dhe retorika e udhëheqësve të dy vendeve që nuk kanë shfaqur në thelb ndonjë ndryshim qëndrimesh për çështjet më të mprehta, kanë krijuar paqartësi lidhur me ecurinë e mëtejshme. ...

  • Ambasadorët dënojnë aktet e djegies së automjeteve me targa RKS në veri

    31 Mars, 2023

    makina e djegur nga banda e VucicitVënien e zjarrit disa automjeteve në veri të vendit që kishin targa RKS, e kanë dënuar ambasadorët e ndryshëm në Kosovë.

     

    Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale.

    “Kjo është e papranueshme dhe duhet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"