LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, kritika mbi pjesmarrjen e grave në qeveri

    18 Shtator, 2017

    PrishtinaQeveria e Kosovës e ngritur pas një boshllëku gati tre muajsh, ka 21 ministri. Por, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga gratë. Organizatat që merren me të drejtat e grave në Kosovë thonë se kjo situatë dëshmon se përfaqësimi i grave në politikë mbetet shumë i ultë dhe pa shenja të përmirësimit.

    Sibel Halimi, eksperte në çështjet gjinore, në një ...

  • Goran Rakiq në Paris: Kosova është zemra e Serbisë

    16 Shtator, 2017

    rakiqKryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka zhvilluar të premten mbrëma në Paris një takim me ambasadorin serb në UNESCO, Darko Tanashkoviq.

    Atje ata kanë ndjekur premierën e filmit të Boris Malagursky, “Kosova – një rast civilizimi”, e cila është mbajtur në kryeqytetin francez.

    Rakiq më tej ka thënë se ka tri gjëra që serbët e Kosovës do tu shërbejnë ...

  • Hahn në Beograd: Së pari marrëdhëniet me Kosovën, pastaj anëtarësimi në BE

    16 Shtator, 2017

    HahnKomisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i bëri thirrje Serbisë që të forcojë sundimin e ligjit, të punojë për një treg të përbashkët rajonal dhe të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Komisionari Hahn i cili qëndroi të premten në Beograd, mirëpriti nismën e presidentit serb ...

  • BE: Marrëveshja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi duhet të ratifikohet.

    16 Shtator, 2017

    Ramush BEBE-ja i rikujton qeverisë së Kosovës se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe reformat dhe punët që duhen kryer.

    Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Këtë qëndrim ...

  • Hahn në Beograd, bisedime për dialogun dhe anëtarësimin

    15 Shtator, 2017

    hahnKomisioneri Europian i zgjerimit dhe politikave të fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn viziton sot Serbinë ku do të takohet me drejtues më të lartë shtetëror, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç e kryeministren Ana Brnabic.

    Temë qëndrore e bisedimeve të zyrtarit të lartë europian në Beograd pritet të jetë Kosova, gjendja në Ballkanin Perëndimor si dhe ...

  • Lista Serbe merr mbështetjen e partisë së Putinit

    14 Shtator, 2017

    Goran RakiqPartia politike “Rusia e Bashkuar”, parti kjo e presidentit rus,Vladimir Putin, i ka dhënë mbështetje Listës Serbe dhe serbëve të Kosovës, kanë deklaruar përfaqësuesit e kësaj liste dhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.

    Deklaratën e tillë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka publikuar përmes një komunikate për medie, pas takimit që ai dhe ...

  • Partneriteti i ri Kosovë-Sfidat e Mijëvjeçarit

    13 Shtator, 2017

    Eliot EngelShtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan dje Programin Threshold prej 49 milion dollarësh që përqëndrohet tek rritja ekonomike, qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca. Presidenti Hashim Thaçi i tha Zërit të Amerikës se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për zbatimin e reformave jetike për Kosovën.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ligjvënësit amerikanë Eliot Engel dhe Ed ...

  • Shtypi gjerman: Haradinaj në mëshirë të Vuçiçit?

    11 Shtator, 2017

    shtypi gjermanKryeministër me shumë rreziqe përpara! Zgjedhja e qeverisë në Kosovë dhe e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë tërhequr vëmendjen e shtypit gjerman.

    Në artikullin me titull “Kryeministri i ri në kërkim të ekulibrit të vazhdueshëm”, gazeta gjermane “tageszeitung” thekson zgjedhjen e qeverisë në Kosovë me një shumicë tejet të ngushtë, me 62 vota nga 120 deputetë në parlamentin e Kosovës. ...

  • VV, Qeverisë: Mos t’ju shkojë ndërmend të sillni “temat e mëdha” – Zajednicën, Demarkacionin e Kosovën C

    9 Shtator, 2017

    vetevendosjeLëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën e formuan Qeverinë pasi morën lejen nga Beogradi”.

    “QEVERI AUTOKRATËSH E KONTROLLUAR NGA VUÇIQI

    Sot ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën, më në fund arritën ta formojnë një qeveri, pasi që erdhi “leja” nga Beogradi. Si e tillë, kjo ...

  • Kosova bëhet me Qeverinë e re

    9 Shtator, 2017

    qeveriaMe 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në kryeRamush Haradinajn.

    Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në momentin e votimit, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"