LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, Agjencia e Zbulimit konfirmon kërcënimet ndaj udhëheqësve politikë

    18 Prill, 2017

    AZKAutoritetet mbikëqyrëse të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, thanë të hënën se udhëheqësit më të lartë të vendit kanë qenë të kërcënuar nga individë dhe organizatat të dyshuara për veprimtari kriminale.

    Këto komente u bënë pas takimit të Komisionit parlamentar për siguri dhe mbikëqyrje të kësaj agjencie, ku shefi i kësaj të fundit Driton Gashi, ka raportuar rreth shtimit të ...

  • Kosovës ta ratifikojë demarkacionin

    13 Prill, 2017

    Gabriel 1Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë ‘marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi”.

    Gabriel tha të enjten se Kosova ka arritur përparime në fusha të ndryshme dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve të saj, i duhet “ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi”, si ...

  • Senatori McCain mbërrinë në Kosovë

    13 Prill, 2017

    McCain Kosove BordSenatori amerikan, John McCain, ka mbërritur në Prishtinë, duke nisur kështu vizitën e tij dy ditëshe në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike.

    Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim, pritet që t’i dorëzohet të ...

  • Gabriel: Marrëdhëniet me Kosovën – parakusht për integrimin e Serbisë në BE

    13 Prill, 2017

    GabrielMinistri gjerman i punëve të jashtme Sigmar Gabriel, tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij mbështetë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por Serbia duhet të punojë me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Ministri Gabriele i tha presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se “keni përgjegjësinë për të vazhduar reformat dhe ...

  • BE e shqetësuar me zhvillimet në Serbi

    7 Prill, 2017

    MogheriniLiria e shtypit, shteti juridik, bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, janë kushtet që Serbia duhet të plotësojë. Por kushti i të gjitha kushteve është diçka tjetër!

    Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë dhënë vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në Serbi, pasi që ende nuk ka as raport përfundimtar të OSBE-së, u tha në takimin e ...

  • FH: Kosova përmirësim të lehtë në demokraci

    4 Prill, 2017

    Në Kosovë, organizatat e shoqërisë civile thonë se pavarësisht përmirësimit të lehtë në demokraci që është shënuar edhe në raportin e fundit të Fredoom House, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë dhe sipas tyre demokracia në vend më shumë lidhet me kulturën politike dhe institucionale që kanë partitë politike në Kosovë. Ata thonë se përmirësimet e mëtejshme mbeten peng i vullnetit politik.

    Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se mungesa ...

  • Fillon takimi pozitë-opozitë, a do të ketë marrëveshje?

    3 Prill, 2017

    takimi ksTakimi në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës tashmë ka filluar.

    Në këtë takim i cili po mbahet në ambientet e “Swiss Diamond”, po marrim pjesë nënkryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca, nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi, nga AAK, Ardian Gjini kurse nga koalicioni PDK- LDK po marrin pjesë, Xhavit Haliti, Elmi ...

  • Tregtia Shqipëri-Kosovë, rënie të fortë

    3 Prill, 2017

    Tregtia SHQIPERI KOSOVShifrat zyrtare tregojnë për nivele të ulëta të shkëmbimeve tregtare me Kosovën, pavarësisht disa mbledhjeve të përbashkëta të qeverive për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

    Sipas INSTAT, eksportet e Shqipërisë me Kosovën përbëjnë rreth 7% të totalit të eksporteve, ndërsa importet vetëm 1%.

    E ndërsa për Shqipërinë, Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten partnerët ...

  • Itali, tre qytetarë të Kosovës arrestohen për terrorizëm

    31 Mars, 2017

    italiaPolicia italiane tha se ka arrestuar tre persona dhe ka ndaluar një të mitur gjatë një operacioni për shkatërrimin e një celule të dyshuar ekstremiste në qendër të Venedikut.

    Policia tha se dymbëdhjetë bastisje janë kryer në qendrën historike të qytetit si dhe qytetet aty pranë Mestre dhe Treviso.

    Të gjithë të arrestuarit janë me prejardhje nga Kosova por me leje ...

  • Aleksandar Vuçiç anulon vizitën në Kosovë

    29 Mars, 2017

    KosovaDisa rrugë të Kosovës bllokohen për të kundërshtuar vizitën në Kosovë të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë. Reagon Presidenti i Kosovës dhe BE-ja.

    Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç e anuloi vizitën e tij në Kosovë, që e kishte të planifikuar në kuadër të fushatës për zgjedhjet Presidenciale të Serbisë, edhe pse kishte marrë lejen nga qeveria e Kosovës. Vuçiç, kandidat ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"