LAJMET NGA KOSOVA

  • UNESCO voton në favor të Kosovës

    22 Tetor, 2015

    Projektrezoluta e paraqitur në mbledhjen e këshilli të UNESCO-s, me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës mori 27 vota pro, 14 vende ishin kundër.

    unescoBordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), votoi të mërkurën më 21.10 në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj organizate. Projektrezoluta e ...

  • Kontrolli i Serbisë në territorin e Kosovës përmes “Zajednicës”

    21 Tetor, 2015

    Harta-zajednicaTash e sa kohë e kemi argumentuar se si “Zajednica” e minon Republikën e Kosovës dhe krijon një entitet territorial serb që do të kontrollohet nga Beogradi, ambiciet e planet e të cilëve konfirmohen përditë, e dje sërish dhe nga Gjuriq, Ministër i Vuçiqit.

    Sot në konferencë për media Drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, tha se “Zajednica” ...

  • Kosova një hap më afër UNESCO-s

    21 Tetor, 2015

    Këshilli Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

    unescoKëshilli Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara. Projekt rezoluta e paraqitur në mbledhjen e këtij këshilli të mërkurën pasdite me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës mori 27 vota, ...

  • Kosova nënshkruan më 27 tetor MSA-në me BE-në

    21 Tetor, 2015

    Dy vjet pas fillimit të negociatave, Kosova pritet të nënshkruajë javën që vjen marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE-në

    BE flamujtKosova pritet të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i marrëveshjes që shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, do t‘i jap fund një procesi, negociatat për të ...

  • “Reuters”: Javën e ardhshme nënshkruhet MSA-ja me Kosovën

    20 Tetor, 2015

    federica-mogheriniBashkimi Evropian pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën javën e ardhshme, duke i hapur rrugën pranimit të vendit ballkanik në bllokun evropian, një veprim që shihet si i dobishëm edhe për afrimin e Serbisë drejt BE-së, thanë zyrtarët.

    Ky veprim mund të shkaktojë shqetësim në disa shtete anëtare të BE-duke luftuar me lëvizjet e brendshme separatiste. Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe ...

  • Kosovë: Opozita ngulë këmbë në anulimin e marrëveshjeve me Serbinë

    20 Tetor, 2015

    Partitë opozitare në Kosovë i thanë të martën presidentes Atifete Jahjaga se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë

    opozita jahjagaUdhëheqësit e partive opozitarë në Kosovë, thanë të martën se nuk do të zhbllokojnë punën e parlamentit derisa qeveria nuk tërhiqet nga marrëveshjet e fundit me Serbinë, ndërsa tërhoqën vërejtjen se përpjekjet për mbajtje ...

  • Presidentja Jahjaga fillon përpjekjet për dialogun politik

    19 Tetor, 2015

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, hapi takimet me partitë politike në përpjekje për të tejkaluar situatën aktuale në vend.

    jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, filloi të hënën përpjekjet për vendosjen e një dialogu politik ndërmjet udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike, në përpjekje për tejkalimin e situatës së krijuar në vend, për shkak të mospajtimeve ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive ...

  • Isa Mustafa: Nuk mund të tërhiqen marrëveshjet

    17 Tetor, 2015

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë ekskluzive për DW, flet se si e sheh ai zgjidhjen e krizes politike në Kosovë, ku e sheh rolin e opozitës, sa është i qëndrueshëm koalicioni me PDK-në …

    isa mustafaDW: Z. kryeministër Mustafa, ka disa javë që opozita kosovare po bllokon punimet e kuvendit të Kosovës, kishte edhe skena dhune në ...

  • Shumë zhurmë në Beograd – Së shpejti negociatat me BE kusht njohja e Kosovës

    16 Tetor, 2015

    Shtypi gjerman i kushton vëmendje zhvillimeve të fundit në Serbi dhe pakënaqësive të Beogradit. Qeveria serbe i quan të “tmerrshme” kërkesat e BE për nomralizimin e raporteve me Kosovën si shtet.

    gazetat de“Serbia shpreson se do të shpërblehet për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve me refugjatët dhe ankohet për kushtet për fillimin e negociatave për ansëtarësim në BE”, ...

  • Sërish gaz lotësjellës në Parlamentin e Kosovës

    15 Tetor, 2015

    Opozita në Kosovë e vendosur të vazhdojë të bllokojë punimet e parlamentit derisa, siç thonë, kryeministri të tërheqë marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave serbe dhe atë për kufirin me Malin e Zi.

    gaz lotsjelles parlament ksMegjithë masat e shtuara të sigurisë brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, partitë politike opozitare sërish arritën të fusin gazin lotësjellës brenda sallës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"