LAJMET NGA KOSOVA

  • Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

    20 Mars, 2023

    PetritschDiplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

     

    Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ...

  • Perëndimi mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

    20 Mars, 2023

    takimi Oher AlbinShtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpritën marrëveshjen e së shtunës në mbrëma, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

     

    Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se e “mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e ...

  • Blinken mirëpret marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    20 Mars, 2023

    BlinkenSekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

     

    “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar ai ...

  • Kosovë-Serbi: BE publikon marrëveshjen dhe planin e zbatimit

    19 Mars, 2023

    Vucic KurtiPa vonesa: Aneksi i zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi që u arrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut publikohet menjëherë nga BE.

     

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se të dy vendet “janë dakorduar për t’i respektuar ...

  • Borrell: Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e planit evropian

    19 Mars, 2023

    BorellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por nuk pati ndonjë nënshkrim nga palët.

    Pas rreth 12 orë bisedimesh që i cilësoi të vështira, zoti Borrell tha se palët janë pajtuar të respektojnë të gjitha pikat e planit ...

  • Do të sjellë takimi i Ohrit kthesën?

    18 Mars, 2023

    Pamje nga vendi i takimit në Ohër, 18.03.2023Të shtunën takohen në Ohër kryeministri Kurti, presidenti Vuçiq dhe kryediplomati i BE, Josep Borrell. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nuk ka rrugë tjetër, tha Borrell para takimit.

     

    Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ...

  • Para takimit të Ohrit, liderët e Kosovës sot takojnë emisarin amerikan

    17 Mars, 2023

    Escobar rtkPara takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, i dërguari Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takojë liderët politikë të Kosovës.

     

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se e para e vendit, Vjosa Osmani, do ...

  • Escobar: Pres që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare këtë vit

    16 Mars, 2023

    Escobar VucicI dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

     

    “Mendoj që një gjë e tillë është plotësisht e mundur”, tha Escobar gjatë konferencës për media në Beograd.

    “Kjo marrëveshje nuk është diçka për t’u frikësuar. ...

  • Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

    15 Mars, 2023

    vUCIC kURTII ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që mund të përdoren gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

     

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e bëri të qartë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ...

  • Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

    14 Mars, 2023

    gjermaniaGjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që mbahet në Ohër më 18 mars – palët do të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

     

    Ambasada gjermane në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor është synim i Procesit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"