LAJMET NGA KOSOVA

  • SHBA: Koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

    30 Janar, 2023

    Zoti Chollet duke biseduar në Beograd me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Gabriel Escobar dhe me Ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher HillDerek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk ...

  • Schlee: Draft statuti për Asociacionin në Veri të Kosovës mbështetet në pragmatizëm politik

    30 Janar, 2023

    SchleeDraft Statuti për Asociacionin e komunave serbe i hartuar nga fondacioni Friedrich Ebert (FES), publikohet në kohën kur janë shtuar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

     

    Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) prezantoi në Prishtinë (30.01.2023) një draft-statut se si mund të dukej “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft ...

  • Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar…

    30 Janar, 2023

    Mitrovica

    Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

    I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të ...

  • Kurti për REL: Jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare

    27 Janar, 2023

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai, megjithatë, shprehu bindjen se Kosova është duke u dëshmuar si palë konstruktive në këtë proces.

     

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se nuk është ftuar ...

  • SHBA-ja vendosi sanksione ndaj radikalëve serbë Radeta dhe Jojiq

    27 Janar, 2023

    radeta jojiqShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosën sanksione ndaj anëtarëve të Partisë Radikale Serbe dhe ish-deputetëve të Kuvendit të Serbisë, Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit, më 27 janar.

     

    “Radeta dhe Jojiq, derisa ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ...

  • Në veri të vendit sulmohet me armë zjarri një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës

    27 Janar, 2023

    policia sulmohetMe datën 27/01/2023, nga person/a të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare në lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.

     

    Fatmirësisht nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar ...

  • Kurti: Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë përparësi

    27 Janar, 2023

    Lajçak, Kurti, Vuçiq arkiviKryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, është bazë e mirë për diskutime dhe kjo marrëveshje në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë me Serbinë.

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se asnjë nga marrëveshjet e arritura më parë në Bruksel nuk mund të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve tjera. Ai ...

  • Chollet i kërkon Kurtit ta pranojë planin e BE-së për marrëveshje me Serbinë

    25 Janar, 2023

    Nga takimi Chollet - Kurti në PrishtinëPor rrit SHBA presionin edhe ndaj Prishtinës? Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet kërkon pranimin e propozimit të -BE nga Kosova, një ditë pas deklatarës së Vuçiqit se Serbia do mund të ketë pasoja.

     

    Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i kërkoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta pranojë propozimin ...

  • SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

    25 Janar, 2023

    Nga takimi Chollet - Kurti në PrishtinëKëshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Chollet tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe diskutoi “për propozimin ...

  • Ambasadori Hill: Mirëpres synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin për marrëveshje me Kosovën

    25 Janar, 2023

    Chris HillAmbasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha sot se e mirëpret synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke ju referuar qëndrimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të paraqitur mbrëmë në një konferencë për shtyp në të cilën tha se vendi i tij do të përballej me izolim nëse nuk ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"