LAJMET NGA KOSOVA

  • Këto janë dokumentet që Kurti ua dorëzoi ambasadorëve

    5 Shkurt, 2024

    KurtiKryeministri Albin Kurti në takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar gjendja aktuale në vend, me theks te rregullorja e Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme, ka prezantuar disa dokumente, përmes të cilave ka paraqitur gjendjen faktike.

     

    Në dokumentet e siguruara nga RTKlive, të cilat i pari i ekzekutivit ua ka dorëzuar ambasadorëve, ai ka ...

  • A po bëhet i pakuptimtë Asociacioni?

    5 Shkurt, 2024

    Tensione për AsociacionTë gjitha institucionet e Serbisë në Kosovë – nga komunat deri te shkollat e spitalet – do të duhej të përfshiheshin në Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që pritet të themelohet.

     

    Kjo është paraparë në një draft-statut të këtij asociacioni, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar ...

  • Natën e kalimit nga 3 në 4 shkurt të vitit 2000, struktura e grupe kriminale të Serbisë kryen një fushatë kriminale me qëllim spastrimin etnik të Mitrovicës nga shqiptarët vendas.

    4 Shkurt, 2024

    mitrovicaAtë natë ata i vranë 10 shqiptarë dhe i plagosën 25 të tjerë, ndërsa dhjetëra banorë u torturuan. Në ditët në vijim gjatë muajit shkurt, grupet kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi, i dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë.

    Shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë u uzurpuan nga serbë dhe ndër ...

  • Zv/kryeministrja Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe

    3 Shkurt, 2024

    emilijaZëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjajshme me atë që ekziston në Bosnje. Gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak të Kosovës thotë se qeveria do ...

  • Nga sot në Kosovë ndalohet qarkullimi i dinarit serb

    1 Shkurt, 2024

    BKQNga sot hyn në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

     

    Edhe pse nga zyrtarët ndërkombëtar është kërkuar që të shtyhet ky vendim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili në një intervistë për ‘Ekonomiks” në RTK ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje ...

  • ICG: Nevojat e komunitetit serb në Kosovë të përmbushen përmes Asociacionit ose të kërkohen rrugë alternative

    31 Janar, 2024

    ICGGrupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri thirrje Bashkimit Evropian të hedh disa hapa për të lehtësuar një bashkëpunim më të mirë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe popullsisë së saj serbe dhe të kërkojë alternativa nëse nevojat e këtij komuniteti nuk përmbushen nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     

    Në një raport të publikuar të martën, grupi identifikon dhjetë vende ose ...

  • Mexhiti: Vetëvendosje pjesë e Lidhjes Evropiane për ndryshim

    31 Janar, 2024

    LENVA

    Në foto nuk janë ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë, por Partitë Politike Shqiptare nën Maqedoni, të formuara për misione të caktuara nga punëdhënësit e tyre. Fatkeqësish, këta (përveç Kurtit), politikën e kuptojnë si një zanat mjaft të leverdishëm, që nuk do shumë përgatitje, mjafton të jesh mashtrues, stërshitës, tregtar!

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë ...

  • Lajçak: Në pamje më të gjerë, procesi i dialogut Kosovë–Serbi ka shënuar përparim të paktë

    30 Janar, 2024

    LajcakI dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

     

    Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas takimeve me udhëheqësit e Kosovës dhe ...

  • O’Brien: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

    29 Janar, 2024

    O BrienNdihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

     

    Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin X, të njohur deri vonë si Twitter ...

  • Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

    26 Janar, 2024

    quintKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

     

    Takimi u zhvillua kuadër të takimeve të rregullta me ambasadorët, në qëllim të informimit, diskutimit dhe koordinimit mbi temat të ndryshme aktuale.

    Ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte ajo rreth Rregullores ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"