LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Opozita e (pa)koordinuar kundër idesë për korrigjim kufijsh

    25 Shtator, 2018

    parlamenti ksPartitë politike opozitare në Kosovë po përpiqen të bashkërendojnë veprimet kundër idesë së presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh dhe kundër kryeministrit Haradinaj që të qeverisë vendin.

    Ndërkohë që udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës po ndodhen në Nju Jork, ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, partitë opozitare po bëjnë përpjekje që me protesta dhe mocione ...

  • Juratoviç: Kosova është viktimë e mungesës së kurajës

    20 Shtator, 2018

    JuratovicIntervistë ekskluzive me deputetin gjerman socialdemokrat Josip Juratoviç për planin e Vuçiçit dhe Thaçit për ndryshimin e kufijve, për liberalizimin e vizave dhe për rolin e Gjermanisë në rajon.

    DW: Zoti Juratovic, bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duket se kanë ngecur, pas propozimeve të ardhura nga Vuçiçi e Thaçi për ndryshim kufijsh.

    Josip Juratoviç: Që këto bisedime kanë ngecur në vend, ...

  • “Pa Ujmanin (Gazivodën), ndalet ekonomia e Kosovës”

    14 Shtator, 2018

    Liqeni i UjmanitLiqeni i Ujmanit është shndërruar kohët e fundit në mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë dëshmojnë edhe deklaratat e politikanëve. Po cila është rëndësia e këtij liqeni dhe si mund të zgjidhet kjo çështje?

    Dikur i ndërtuar mbi lumin Ibër për një shtet më të madh, liqeni i Ujmanit (Gazivodës) është shndërruar sot në një çështje mospajtimesh ...

  • Parlamenti Evropian – të enjten voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

    12 Shtator, 2018

    PETë mërkurën, komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, i njohur si komiteti LIBE, paralajmëroi se Parlamenti Evropian do të votojë të enjten rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Votimi në parlament u hap rrugën bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë çështje. Negociatat do t’i zhvillojë raportuesja e Parlamentit ...

  • Hoxhaj: Kosova shpreson për marrëveshje me Serbinë deri në pranverë

    12 Shtator, 2018

    E HoxhajKosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

    Një marrëveshje është parakusht për dy vendet që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për ...

  • A sjell paqe ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi?

    11 Shtator, 2018

    Kosove_Serbi

    Muajin e kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton tha se, Shtetet e Bashkuara “nuk do të qëndronin në krye” të një marrëveshjeje shkëmbimi territorial midis Serbisë dhe Kosovës. Raportet e fundit sugjerojnë se të dyja vendet, janë pranë një marrëveshjeje që do të zgjidhë një nga pengesat më sfiduese politike të Evropës, që nga fundi i Luftës së ...

  • Teatri politik e cinik për Kosovën vazhdon…

    11 Shtator, 2018

    mitrovicaIshte vërtet kaq afër zgjidhja? Përse u fol kaq shumë për një ujdi të afërt Kosovë-Serbi, për shkëmbim territoresh? Kur dy politikanë e duan një zgjidhje së bashku duhet t’i rezistojnë furtunave, mendon Adelheid Feilcke.

    Për disa javë me radhë nuk ka pasur temë tjetër në Balkan: Serbia dhe Kosova janë pak para një ujdie! Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq ...

  • Shtypi gjerman “Pajtimi është anuluar”

    11 Shtator, 2018

    shtypi DPas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg.

    Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për një zgjidhje të shpejtë ...

  • Dështon takimi në Bruksel – Vuçiç refuzon të takohet me Thaçin

    7 Shtator, 2018

    Thaci MogheriniPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan secili veç e veç me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruksel, por jo edhe më njëri tjetrin, meqë presidenti serb refuzoi të takohej për shkak të siç u tha, “qasjes kërcënuese të Prishtinës”.

    Megjithatë, zonja Mogherini, tha nëpërmjet një komunikate ...

  • Vuçiç, megjithatë shkon në Kosovë

    7 Shtator, 2018

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se gjatë fundjavë do të vizitojë Kosovën, ndonëse në 24 orët e fundit ishte paralajmëruar mundësia që ai të heq dorë nga planet e tij.

    Në një fjalim drejtuar opinionit serb ai tha se “do të shkojë në Kosovë dhe do ta fillojë vizitën në Gazivodë dhe në qendrën ekologjike atje. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"