LAJMET NGA KOSOVA

  • O’Brien: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për dinarin

    13 Shkurt, 2024

    OBrienNdihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

    Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet ...

  • Policia po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë

    13 Shkurt, 2024

    MitrovicaPolicia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

     

    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës ...

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’

    13 Shkurt, 2024

    KurtiDje në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyçë. Temë e diskutimit ishin sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, përkatësisht Ballkani Perëndimor.

     

    Në fjalën e tij hyrëse, ai fillimisht foli për progresin, arritjet ...

  • Fletushkat në veri, hapet rast për `thirrje për rezistencë`

    13 Shkurt, 2024

    VeriuPolicia e Kosovës  ka bërë të ditur se ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, përmes të cilave jepeshin udhëzime se “s’i t’i kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

     

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për RTKLive se pas ...

  • Kurti: Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb por futjen e tij me thasë përmes kufirit

    12 Shkurt, 2024

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

     

    Ai i bëri komentet përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, ku tha se Kosova nuk ...

  • Ibishi: Plani ishte për atentat ndaj Kurtit dhe një opozitari serb

    11 Shkurt, 2024

    kurtiKryeministri Albin Kurti, pas mbërritjes në Prishtinë, tërthorazi e konfirmoi se ndaj tij ka plane për atentat. Ai tha se këto kërcënime, rrënjët i kanë në Beogradin zyrtar. Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë konfirmojnë për RTK-në një kërcënim të tillë, duke shtuar se në shënjestër ishte edhe një opozitar serb, në mënyrë që vëmendja të shpërndahej.

     

    Planin e atentatit ...

  • Detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup

    11 Shkurt, 2024

    kurti shkupKryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje, për këtë arsye janë vendosur masa të rrepta sigure gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

     

    Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në se me të marrë informacionin, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet relevante në Shkup

    “Menjëherë janë bërë grupe të përbashkëta ...

  • Serwer: Vuçiqit nuk i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin

    11 Shkurt, 2024

    SerwerDaniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar sërish raportet Kosovë-Serbi, zhvillimet e fundit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës.

     

    Në blogun peacefare.net, Serwer thotë se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë ...

  • Pse rezoluta e PE i sjell Vuçiqit probleme të mëdha

    11 Shkurt, 2024

    PEPresidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk mund ta injorojë rezolutën e Parlamentit Evropian, sado i guximshëm të jetë në fjalë, thonë ekspertët për DW pas miratimit të rezolutës.

     

    Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me shumicë dërrmuese votash në Strasburg, përmban kërkesën për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve në Serbi,sipas modelit që u aplikua në Maqedoninë e Veriut. Nëse autoritetet serbe nuk i zbatojnë ...

  • Fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    10 Shkurt, 2024

    AlbinPër herë të parë pas agresionit të Serbisë mbi Kosovën më 24 shtator në Banjskë, tryeza e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka bërë bashkë kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por, kësaj radhe temë qendrore e diskutimeve ishte rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pamundëson përdorimin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"