LAJMET NGA KOSOVA

  • Qeveria paralajmëron riprocedim të demarkacionit, opozita kërkon rinegociim

    28 Shtator, 2016

    kuvendi-i-ksZyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do t’i dërgohet Kuvendit brenda pak kohësh për votim.

    Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa më shpejt dhe institucionet e Kosovës, sipas ...

  • Vetëvendosje me propozime për kufirin me Malin e Zi

    27 Shtator, 2016

    visar-ymeriNë Kosovë, lëvizja Vetëvendosje prezantoi të martën një propozim pesëpikësh për zgjidhjen e situatës së krijuar në vend për shkak të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

    Kryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri, tha se “marrëveshja duhet të jetë në përputhje me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Publike”. Ai tha se kjo lëvizje propozon që parlamenti i ...

  • Dhimbja e LDK-së, votuesit e saj po i bashkohen VETËVENDOSJE!-s

    27 Shtator, 2016

    fatura-lvvPartia e cila po përjeton rënien më të madhe në elektorat, LDK-ja, e cila deri këtu erdhi duke shndërruar veten në vegël të PDK-së dhe ShIK-ut, nuk ka arritur assesi të këndellet pas rezultateve të një sondazhi të fundit i realizuar nga kompania “UBO Consulting”. LDK-ja, e cila s’ka mbetur më shumë se një patericë e Kadri Veselit, ka ...

  • Demantim ndaj shpifjeve të gazetësexpress rreth objektit të Millosheviqit në oborr të UP

    26 Shtator, 2016
    vendimi-gazeta-zyrtare-kisha-ne-upgazeta-zyrtare-kisha-ne-up
    Hapësira brenda kampusit universitar, për të cilën pretendohet se i përket Kishës Ortodokse Serbe për ndërtimin e objektit kishtar, i është uzurpuar Universitetit të Prishtinës nën masa të dhunshme, me vendim të Kuvendit të Republikës së Serbisë në vitin 1990.
    MË SAKTËSISHT, MË 26 NËNTOR TË VITIT 1990, NË ...
  • Vdes piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj

    26 Shtator, 2016

    gjelosh-gjokajPiktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një spital të Bayernit, në Gjermani.

    Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, ishte themelues i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e ...

  • Kushneri i pashqetësuar nga ideja e bashkimit të shqiptarëve

    24 Shtator, 2016

    bernard-kushnerBernard Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet e vështira të pasluftës ndër ne, ishte në Tiranë për të marrë një nderim akademik nga Universiteti Europian i Tiranës.

    “Jam shumë inkoherent, por pikërisht për këtë jam krenar!” Kështu reagonte Bernard Kushner, ndërsa dëgjonte biografinë e vet lexuar nga një profesor i Universitetit Europian të Tiranës në ...

  • Kadaj-Bujupi: Përgjegjësinë për luftë të mundshme do ta mbajë Qeveria

    23 Shtator, 2016

    donika-kadaj-bujupiNjë çështje e hapur në kufi mund të shihet si mundësi konflikti dhe për këtë fajtor është qeveria e vendit. Kështu e ka përforcuar deputetja e Vetëvendosjes. Donika-Kadaj-Bujupi, deklaratën e deputetit Albin Kurtit, se në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë në Kosovë. Kadaj-Bujupi, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjini, ka ...

  • ​Selimi: Çfarë problem keni me Albinin?!

    23 Shtator, 2016

    rexhep-selimiReagimeve të shumta ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se në Ballkan gjasat janë më shumë të ketë luftë se sa të mos ketë luftë në 5 vitet e ardhshme, iu është përgjigjur bashkëpartiaku I tij Rexhep Selimi.

    Selimi i ka dalë në mbrojte Kurtit, duke thënë se kushdo që ka projekte antishqiptare dhe është kundër ...

  • Opozita kërkon riformatim të bisedimeve për përfshirje në dialog me Serbinë

    23 Shtator, 2016

    bisedimet-serbi-kosoveSubjektet opozitare në Kosovë mund të përfshihen në procesin e bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, “vetëm nëse ndërrohet formati i bisedimeve”.

    Kështu thonë disa zyrtarë të partive opozitare në përgjigje të deklaratave të shefes se Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,Nataliya Apostolova, e cila, në një takim me zyrtarë të Qeverisë ...

  • Nënshkruhet kontrata për studimin e fizibilitetit për ndërmarrjen Trepça

    23 Shtator, 2016

    trepcaAgjencia Kosovare e Privatizimit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale për zbatim të studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj.

    Kontrata ka vlerën prej 598,920 euro.

    “Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"