LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Opozita në Kushtetuese për Gjykatën Speciale

    12 Gusht, 2015

    Opozita në Kosovë e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese lëndën, me të cilën do të provojnë ta rrëzojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

    Kuvendi KTri partitë politike opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, të cilat ishin kundër themelimit të Gjykatës Speciale, iu drejtuan të martën ...

  • Kosovë: Opozita i drejtohet Kushtetueses kundër Gjykatës së Posaçme

    11 Gusht, 2015

    peshorja e drejtesisePërfaqësuesit e tri partive politike në opozitë kanë dërguar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse amendamentet kushtetuese për themelimin e gjykatës së Posaçme janë në pajtim me Kushtetutën.

    Përfaqësuesit e opozitës thanë se themelimi i kësaj gjykate paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.

    Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se parlamenti ka miratuar amendamentet ...

  • Dëmshpërblime qesharake për shqiptarët e torturuar nga Serbia

    11 Gusht, 2015

    torturaGjykata Themelore në Beograd ka marrë një vendim me të cilin e detyron Serbinë të dëmshpërblejë me para gjashtë shqiptarë nga Drenasi të cilët gjatë vitit 1999 u torturuan nga MUP-i serb.

    Mediet kosovare raportojnë se dëmshpërblimet për Behram Sahitin, Elmira Musliun, Enver Balecijun, Faton Halilin (13) dhe Sadik Limanin së bashku me nipin e tij Agimin, do të jenë ...

  • Ja si ka vepruar Shërbimi Sekret Serb kundër Kosovës vitet e fundit

    10 Gusht, 2015

    Sherbimi sekret serb BIAShërbimi Sekret Serb (BIA), është përgjegjës për shumë vrasje në Kosovë si dhe për të gjitha shpërthimet që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, si dhe për sulme mbi pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it. E pohon këtë një burimi konfidencial i portalit tesheshi.com, me kusht të anonimitetit.

    Sipas burimit, të gjitha veprimet e strukturave paralele ...

  • Opozita provon të rrëzojë vendimin e Kuvendit për Specialen

    10 Gusht, 2015

    gjykataPartitë opozitare në Kosovë kanë finalizuar lëndën me të cilën do të provojnë që përmes Gjykatës Kushtetuese të kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me amendamentin për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

    Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, pritet që të procedojnë lëndën për në kushtetuese të martën.

    Deputetja ...

  • Thaçi: Ka pajtueshmëri që të miratohet Gjykata Speciale

    29 Korrik, 2015

    thaci ksKa përfunduar takimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit kanë diskutuar për votimin pro të Gjykatës Speciale.

    Pas takimit, kryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi deklaroi se takimi ka qenë i frytshëm dhe ka pas pajtueshmëri që javën e ardhshme Kuvendi ta ketë para vetes çështjen e Speciales, e ...

  • Stojanoviq: Po Gjykatës Speciale, jo FAK-ut

    29 Korrik, 2015

    Stojanovic“Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues që hap rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk do të votojë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga radhët e Listës ...

  • S’ka seancë për Gjykatën Speciale, pa siguruar votat

    28 Korrik, 2015

    kuvendiNë seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë në rend dite çështjen e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës edhe pse, ai nuk e ka ...

  • Kosova: Korrupsioni krijon kushtet për trafik njerëzor

    28 Korrik, 2015

    trafikimi 2015Në raportin e Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor për këtë vit, Kosova klasifikohet si edhe një vit më parë, në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë.

    Kosova, thuhet në raport, është një vend burim dhe destinacion për trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar.

    Shumica e viktimave të trakikut seksual në Kosovë ...

  • Kuvendi s’e shqyrton të enjten Specialen

    27 Korrik, 2015

    kuvendi i ksEnde mbetet e paqartë nëse Qeveria e Kosovës do të riprocedoj këtë javë amendamentet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

    Kryesia e Kuvendit nuk e ka paraparë një gjë të tillë në seancën e së enjtes.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti tha pas mbledhjes së Kryesisë se ai nuk e dinë nëse ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"