LAJMET NGA KOSOVA

  • Vazhdon presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese

    20 Maj, 2020

    gjykata kushtetuesAnkesa e Gjykatës Kushtetuese se është duke u kërcënuar nga politikanë vendorë është diçka që nuk është parë më herët dhe tregon se sa serioze është situata, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i kësaj gjykate.

    Të martën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje ...

  • Përplasje rreth organizimit të faljes në sheshin e Prishtinës

    19 Maj, 2020

    falja në sheshin skenderbeDisa të rinj myslimanë në Prishtinë, janë mbledhur të martën në sheshin ‘Skenderbe’ dhe janë falur.

    Këtë e kanë bërë në shenjë proteste për moshapjen e xhamive. Pas lehtësimit të masave të izolimit dhe hapjes së shumë bizneseve, këta besimtarët myslimanë, po kërkojnë edhe hapjen e xhamive, të cilat u mbyllën si pasojë e përhapjes së koronavirusit ...

  • Kryeministri në detyrë Kurti foli sot para studentëve të Universitetit të Harvardit

    18 Maj, 2020

    Albin KurtiKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nëpërmjet një adresimi virtual foli sot para studentëve të Universitetit të Harvardit në kuadër të organizimit “Një Bisedë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti” të bashkëorganizuar dhe bashkësponzoruar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit. Diskutimi u moderua nga Ambasadori Nicholas Burns, Profesor i Praktikës ...

  • Osmani: Edhe zogjtë e dinë që me Kurtin kam qëndrime të përbashkëta

    18 Maj, 2020
    OsmaniVjosa Osmani jo rrallë herë ka treguar se nuk pajtohet me presidentin Hashim Thaçin. Për këtë ajo po thotë se mund të bashkëpunojë kurdoherë me presidentin, por që sipas saj politikisht dihet botërisht sa shumë nuk pajtohet me të.Por të njëjtin mendim nuk e ndan edhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të cilin thotë se për qëndrimet ...
  • MPJD-ja dënon ndërtimin e kishës serbe në Batajnicë, e quan “akt përçmimi ndaj shqiptarëve”

    16 Maj, 2020

    varrezat BatajniceMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e dënon aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, pranë lokacionit ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në vitin 1999 nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.

    KOHA dje ka raportuar se ndërtimi i kësaj kishe në Batajnicë ...

  • 12 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, katër në gjendje të rëndë

    16 Maj, 2020

    ambulancaNë Klinikën Infektive të QKUK-së po trajtohen 12 pacientë me koronavirus.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, katër pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, prej tyre, dy po trajtohen me oksigjenoterapi dhe dy janë në mjekim intensiv.

    Njoftohet se tetë pacientët tjerë janë në gjendje stabile.

    “Tre pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativë në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin ...

  • Lajçak telefonon me udhëheqësit kosovarë për rifillimin e dialogut

    15 Maj, 2020

    LajcakI ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po bën përpjekje për rifillimin e dialogut, në Prishtinë partitë politike janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse duhet formuar qeveria e re.

    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vazhdon bisedat telefonike me udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës, në përpjekje për ta përgatitur ...

  • Musliu: Vëllai i hoxhës që e fyeu Adem Jasharin mori mirënjohje nga OVL e UÇK-së

    15 Maj, 2020

    MusliuNë një video që u publikua ditëve të fundit shihet Qani Rexhepi, vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut Sylejman Rexhepit, duke e ofenduar rëndë heroin Adem Jashari.

    Pas raportimeve se të njëjtit ishin dekoruar nga OVL-ja e UÇK-së, këta të fundit e sqaruan se nuk kanë ndarë mirënjohje për Qani Rexhepin dhe tre pjesëtarët e Medresesë ...

  • Kurti, Ramës: Unë jam kryeministër në detyrë, vendimi për kufirin nuk do të jetë politik

    15 Maj, 2020

    Albin KurtiKryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

    I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit ...

  • Kurti: Kufizimi i lëvizjes vazhdon edhe pas 18 majit por me lehtësime të tjera

    15 Maj, 2020

    Aalbin KurtiMë 18 maj do të fillojë faza e dytë e largimit të masave restriktive në Kosovë.

    Kështu bëri të ditur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media. Përkundër rritjes së rasteve të javës së fundit me Covid 19, shefi i ekzekutivit, tha se kanë marrë rekomandimin pozitivë të IKShP-së.

    Ai tha se kufizimi i lëvizjes do ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"