LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova nuk aplikon për t’u anëtarësuar në INTERPOL

    22 Shtator, 2017

    Vue du hall d'entrŽe du sige d'Interpol, ˆ LyonNë Kosovë autoritetet thanë se kanë hequr dorë nga synimi për të shtruar kërkesën për anëtarësim në policinë ndërkombëtare INTERPOL, asambleja e përgjithshme e së cilës mbahet nga 26 deri më 29 shtator në Pekin, për shkak se nuk kishte siguruar vota të mjaftueshme.

    Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, e ...

  • Kosovë: Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale

    22 Shtator, 2017

    zgjedhjet kosoveZgjedhjet për kryetarë komunash dhe asambleistë komunalë organizohen më 22 tetor, në 38 komuna të Kosovës. QUINT-i bënë thirrje për fushatë të qetë.

    Në këto zgjedhje votohet drejtpërdrejt për kryetarë komunash dhe asamblesitë për kuvendet komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar subjektet politike garuese që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Janë gjithsej 91 subjekte politike, ...

  • Mogherini e Hahn me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor

    21 Shtator, 2017

    Mogherini BallkanShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, takuan në New York udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në “një takim pune për të çuar pëprara procesin e integrimeve evropiane për tërë rajonin”.

    Në njoftimin e zyrës së zonjës Mogherini thuhet se udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të ...

  • Banorët që thanë se janë torturuar nga Nenad Rikalo intervistohen nga hetuesia

    20 Shtator, 2017

    riakloProkuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i intervistojë banorët shqiptarë të një ndërtese në Prishtinë të cilët po pretendojnë se janë torturuar nga ministri i sapoemëruar i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo.

    Lajmin për intervistimin e banorëve, fqinj të dikurshëm të Rikalos, e konfirmoi për BIRN kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

    “E kemi autorizuar ...

  • Rashiti: Qeveria mund të rrezikohet pas zgjedhjeve lokale

    20 Shtator, 2017

    Rashiti“Qeveria e re e Kosovës është e dobët për nga numrat dhe jetëgjatësia e saj varet nga performanca”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë. Ai thotë po ashtu se një performancë e lartë eventuale e Qeverisë së re mund të ulë apetitet opozitare për ta rrëzuar ...

  • Mogherini takon Thaçin e Vuçiçin në New York

    20 Shtator, 2017

    Mogherini Thaci VucicShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se “ata vazhduan diskutimet mbi periudhën e re të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi ...

  • Të shkarkohet Rikalo

    19 Shtator, 2017

    albin_kurtiNë javën që shkoi, Ministri i Bujqësisë, z. Nenad Rikalo, është akuzuar me dëshmi publike nga disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës se ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve gjatë kohës së okupimit dhe luftës në Kosovë.

    Posaçërisht është absurde se si kryeministri Haradinaj ka deklaruar se e kanë siguruar Prokuroria e Shtetit, AKI-ja dhe Policia e Kosovës se ministri ...

  • Kosovë, kritika mbi pjesmarrjen e grave në qeveri

    18 Shtator, 2017

    PrishtinaQeveria e Kosovës e ngritur pas një boshllëku gati tre muajsh, ka 21 ministri. Por, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga gratë. Organizatat që merren me të drejtat e grave në Kosovë thonë se kjo situatë dëshmon se përfaqësimi i grave në politikë mbetet shumë i ultë dhe pa shenja të përmirësimit.

    Sibel Halimi, eksperte në çështjet gjinore, në një ...

  • Goran Rakiq në Paris: Kosova është zemra e Serbisë

    16 Shtator, 2017

    rakiqKryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka zhvilluar të premten mbrëma në Paris një takim me ambasadorin serb në UNESCO, Darko Tanashkoviq.

    Atje ata kanë ndjekur premierën e filmit të Boris Malagursky, “Kosova – një rast civilizimi”, e cila është mbajtur në kryeqytetin francez.

    Rakiq më tej ka thënë se ka tri gjëra që serbët e Kosovës do tu shërbejnë ...

  • Hahn në Beograd: Së pari marrëdhëniet me Kosovën, pastaj anëtarësimi në BE

    16 Shtator, 2017

    HahnKomisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i bëri thirrje Serbisë që të forcojë sundimin e ligjit, të punojë për një treg të përbashkët rajonal dhe të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë që të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Komisionari Hahn i cili qëndroi të premten në Beograd, mirëpriti nismën e presidentit serb ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"