LAJMET NGA KOSOVA

  • Kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë

    29 Nentor, 2015

    albiniNë Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu, asnjë ministër a zëvendës-ministër në Qeverinë e Serbisë nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës shumica e deputetëve, për shkak të koalicionit PDK-LDK-Srpska, janë për ‘Zajednicën’ e Serbisë ...

  • Albin Kurti proklamon idenë për bashkim kombëtar

    28 Nentor, 2015

    Albin-Kurti_ne-manifestimin-Per-RepublikenBashkimi Kombëtar i shqiptarëve nuk e cenon BE-në, por e forcon atë. Madje, bashkimi kombëtar është gur i të vërtetës për Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është në kërkim të policisë, në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të manifestimit të opozitës, e ka parë të nevojshme të proklamojë idenë për bashkimin e Kosovës ...

  • Liderët e opozitës: Nesër gjithçka do të shkojë mirë

    27 Nentor, 2015

    lideret opozitarKa përfunduar takimi i tre liderëve opozitarë që është mbajtur në selinë e Nismës në lagjen Pejton.

    Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se ky takim ka qenë në vazhdën e takimeve, dhe se në të është diskutuar për aktivitetet e opozitës në teren.

    Limaj i ka bërë apel zyrtarëve të Qeverisë që të sillen si burrështetas.

    Ndërsa kryetari i Lëvizjes ...

  • Opozita: Shfuqizim marrëveshjesh, zgjedhje ose referendum

    27 Nentor, 2015

    opozitaPërfaqësues të partive politike opozitare në Kosovë, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, ka disa mundësi për të dalur nga kriza politike në të cilën ndodhet.

    Ata thonë se janë tri alternativa për të dalur nga kjo situatë.

    E para mundësi sipas tyre, është tërheqja e marrëveshjeve , ...

  • Opozita nis manifestimin e 28 nëntorit tri ditë më herët

    25 Nentor, 2015

    per republikenManifestimit për 28 nëntor i paralajmëruar nga tri subjektet opozitare, i ka paraprirë sot një aksion i vogël i po këtyre subjekteve.

    Të rinj nga Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë vendosur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës shkronja të mëdha ku shkruan “Për Republikën”.

    Bashkë me ta kishte dalë ...

  • Kosovë, 18 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

    25 Nentor, 2015

    luftetaret e pare uck nentor 1997Sot, bëhen 18 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UCK-së dhe Policisë serbe.

    Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur.

    Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete ...

  • Lugina proteston për librin në gjuhen shqipe

    25 Nentor, 2015

    protesta presheveProtestat për librin shqip në Luginën e Preshevës, të cilat filluar në Preshevë, do të vazhdojnë edhe në Bujanoc.
    Ky është njoftimi që ka dhënë Këshilli studentor i Luginës së Preshevës.

    Marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës në Bujanoc, do të mbahet sot me motot “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”.

    Marshi protestues do të ...

  • Barazia para sprejit lotsjellës

    24 Nentor, 2015

    Albin KurtiGazi lotsjellës i cili plaste në një sallë me rreth 150 njerëz ikte për më pak se gjysmë ore, ndërsa instalimi i ‘Zajednicës’ do t’iu mbetet dy milionë njerëzve për dekada të tëra. Më mirë ta bllokojmë përkohësisht Kuvendin me gaz lotsjellës sesa të na bllokohet përjetësisht Republika me ‘Zajednicën’ e Serbisë.

    Duke iu falenderuar opozitës së bashkuar, gazi ...

  • Opozita e bashkuar i dorëzoi Presidentes peticionin e 205.254 qytetarëve

    24 Nentor, 2015

    Opozitës së Bashkuar drejtuesit e grupeve parlamentare, deputetët Glauk Konjufca, Pal Lekaj e Valdete Bajrami i dorëzuan Presidentes së Republikës së Kosovës Peticionin kundër Marrëveshjeve të nënshkruara me 25 dhe 26 gusht nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Ky peticion iu dorëzua Presidente së Republikë në cilësinë e kryetares së shtetit që sipas kushtetutës garanton unitetin, funksionimin kushtetues dhe drejton politikën e jashtme të Kosovës.

    Ky peticion u fillua nga subjektet ...

  • Kandiq e befasuar me lejimin e hyrjes së Dikoviqit në Kosovë

    23 Nentor, 2015

    KandicKandiq ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR- it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës Drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, është shprehur e befasuar se si KFOR e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, kur dihet se Dikoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë (që ndërlidhen me rastin “Rudnicë).

    Kandiq në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR-it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave i ndalohet Dikoviqit hyrja në territorin e Kosovës.

    “Mendoj se kjo është gjë mjaft e keqe, meqë dëshmon se KFOR-i me gjasë nuk është sa duhet i informuar për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me disa zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët që janë nën dyshime publike për përgjegjësi dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës të njësiteve që kanë komanduar”, ka thënë ajo.

    Sipas Kandiqit, Qeveria e Kosovës do të duhej të vendoste se a do t’i lejojë KFOR-it që të udhëheq politikë të pavarur apo do t’i përmbahet vendimeve të ekzekutivit kosovar, kur janë në pyetje interesat e larta si drejtësia dhe veprat e liga të kryera.

    Ndryshe, ajo tha se nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dikoviqit, ndërkohë që Prokuroria për krime lufte në Beograd vazhdon hetimet, në bazë të padisë penale që Fondi për shkelje të nderit dhe reputacionit bëri ndaj tij.

    Kandiq thotë se qeveria e Kosovës duhet të mbroj të drejtën e familjeve të viktimave dhe të ketë përgjigje edhe në disa pyetje.

    Këto deklarata të Kandiq-it pasuan pas qëndrimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Lubisha Dikoviq në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen mbi procedurat operative pas relaksimit të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Guglielmo Luigi Miglietta.

    Kjo zonë (25 kilometra) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë. (rtk)

Qendra Informative Shqiptare "Liria"