LAJMET NGA KOSOVA

  • Shkupi i zotohet Prishtinës për procedurë të përshpejtuar rreth Kumanovës

    19 Maj, 2015

    dok kumanovaAutoritetet e rendit në Maqedoni, kanë bërë të ditur se kërkesat që Kosova i ka dërguar Shkupit, përfshirë këtu edhe identifikimin e personave të vrarë gjatë aksionit në Kumanovë, do të procedohen me proces të përshpejtuar.

    “Shumë shpejtë do të marrë një përgjigje ambasada e Kosovës, përmes linjës zyrtare pë të gjitha kërkesat, të cilat i ka adresuar ...

  • Në kërkim të konsensusit për Gjykatën Speciale

    19 Maj, 2015

    gjykataNevoja për arritjen e një konsensusi politik, ka shtyrë institucionet e Kosovës që të zvarrisin miratimin e Amandamentit Kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

    Amandamenti Kushtetues i propozuar nga Qeveria e Kosovës, i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese, ka mbetur ende në procedurë në Kuvend, ngaqë ai nuk do të shqyrtohet as në ...

  • Kumanovë: Nga Kosova, 9 persona të vrarë dhe 21 të arrestuar

    18 Maj, 2015

    kumanovaBazuar në informatat të cilat deri me tash i kanë institucionet e Kosovës, gjatë përleshjes së armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, janë vrarë 9 dhe janë arrestuar 21 shtetas të Kosovës.

    Autoritetet e Maqedonisë nuk kanë bashkëpunuar mjaftueshëm lidhur me shkëmbimin e informacioneve, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Policia e Kosovës nuk kanë poseduar ...

  • Këta janë 10 personat e vrarë në Kumanovë

    15 Maj, 2015

    kumanovaAutoritetet kosovare dhe ato maqedonase kanë mundur që sot të bëjnë identifikimin e dhjetë personave të vrarë nga policia maqedonase, gjatë aksionit të sajë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

    Përveç, Nusret Kaloshit i cili është nga Maqedonia, të gjithë tjerët janë nga Kosova.

    Ata janë:

    Xhafer Zymberi,

    Valon Kabashi,

    Turgaj Gashi,

    Arben Rexhaj,

    Samit Kastrioti,

    Hisen Rushiti,

    Fatlum Vishesella,

    Mirsad Ndrecaj,

    Beg Rizaj dhe

    Nusret Kaloshi.

    rtk

  • Sergei Lavrov mbështet Serbinë në qasjen ndaj Kosovës

    15 Maj, 2015

    lavrovMinistri i jashtëm rus tha se është “i shqetësuar me shtimin e diskutimeve për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe”.

    Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, përsëriti në Beograd mbështetjen e Rusisë për qasjen e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës, duke i cilësuar, siç tha absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pa kurrfarë referendumi, ...

  • U NDANË TRI UNIVERSITETET NGA UP-JA

    13 Maj, 2015

    rektorati upSot u bë nënshkrimi zyrtar i ndarjes së Universiteteve publike të Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Me këto marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për ...

  • Abaz Salihi: Shokët e mi u tradhtuan në Kumanovë

    12 Maj, 2015

    Abaz SalihiAbaz Salihi, një prej figurave më të njohura gjatë luftës së vitit 2001 – bashkëluftëtar i Mirsad Ndrecajt, Sami Ukshinit, Beg Rizajt dhe të tjerëve – ka dhënë një deklaratë për Gazetën Express për atë se çfarë ndodhi të shtunën në Kumanovë dhe cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin ditëve të ardhshme.

    Ne po sjellim të ...

  • Nikolliq: Veriu Serbisë, pjesa tjetër autonominë e 74-shit

    12 Maj, 2015

    NikolicPlatforma e re e Serbisë për Kosovën, e hartuar nga presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, pritet që brenda dy-tre ditësh të jetë në duart e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta beogradase “Politika”.

    Sipas saj, Nikolliq do t’i propozojë Qeveirsë serbe që veriu i Kosovës të vazhdojë të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa territori jashtë Asociacionit të Komunave ...

  • GJYKATA SPECIALE HETON KRIMET JANAR 1999 – DHJETOR 2000

    12 Maj, 2015

    gjykataPeriudha kohore brenda së cilës janë kryere hetime nga Ekipi Hetues i Task Forcës Speciale është ajo që Bashkimi Evropian këmbëngul për juridiksionin e Gjykatës Speciale.

    Bashkimi Evropian mbetet tek periudha kohore brenda së cilës ka kryer hetime Task Forca Speciale. Në këtë mënyrë juridiksioni i dhomave speciale do të përfshijë hetimin dhe gjykimin e krimeve, sipas raportit të prezantuar ...

  • NË KUFIRIN KOSOVË-MAQEDONI, SITUATË E QETË

    11 Maj, 2015

    autoblindatZyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.

    Gjendja e sigurisë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë gjatë ditës së sotme ishte e qetë.

    Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"