LAJMET NGA KOSOVA

  • Vizita e Donfried dhe Escobar vlerësohet se do t`i shërbejë dialogut

    25 Prill, 2022

    Donfried dhe EscobarPas vizitës së tre senatorëve amerikanë javën e kaluar në Kosovë, edhe dy zyrtarë të lartë amerikanë vijnë për vizitë në Prishtinë.

    Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar do të takohen me krerët e shtetit.

    Sipas njoftimit, ndër të ...

  • Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan, rrezik për demokracinë

    24 Prill, 2022

    propaganda ruseNdërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias.

    Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë ...

  • BE e konfirmon për RTK, në Bruksel nuk u fol vetëm për targat

    22 Prill, 2022

    Bruksel BisedimetNë mungesë të marrëveshjes për targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë, mbetet në fuqi regjimi i letrave ngjitëse. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian,  Peter Stano.

     

    Në një përgjigje të dërguar me shkrim për RTK-në, zëdhënësi i BE-së shprehë keqardhjen për faktin se një ditë më herët kryenegocitorët nga Prishtina dhe Beogradi nuk arritën marrëveshje për targat.

    Në ...

  • Dështoi marrëveshja për targat – BE kërkon vetëpërmbajtje

    22 Prill, 2022

    MerdareSimbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.

     

    Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por ...

  • Nisin takimet në Bruksel për targat

    21 Prill, 2022

    LajcakNë ditën e fundit kur pritet të skadojë marrëveshja e përkohshme për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel ka nisur takimi në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të arrijnë kompromis për çështjen e targave. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje ...

  • Serbia dhe Kosova diskutojnë në Bruksel për targat

    20 Prill, 2022

    BernjakNdërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian u ka kërkuar delegacioneve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve. Marrëveshja duhet të arrihet deri nesër.

     

    Nga e mërkura delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë për dy ditë në Bruksel rreth çështjes së targave të automjeteve. Janë dy ditët e fundit, para se të skadojë afati i ...

  • Freedom House: Kosova – shënon përparim në shkallën e demokracisë

    20 Prill, 2022

    FHNë raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

    Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

    Rritja ...

  • Ish Gjenerali Clark pritet nga kryeministri Kurti

    19 Prill, 2022

    Klark KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

    Në komunikatën e lëshuar nga kryeministria, shkruan se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe investitorë të huaj, u bisedua për zhvillim ...

  • Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë

    18 Prill, 2022

    policia ksSulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri janë dënuar fuqishëm si nga autoritetet e Prishtinës edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

     

    Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës që operon në veriun e vendit. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në sulmin e parë policët ...

  • Kosova do të aplikojë në BE dhe në Këshill të Evropës

    14 Prill, 2022

    Vjosa AlbiniKrerët e Kosovës thonë se momenti për aplikim në BE dhe KE është i volitshëm. Autoritetet ndërkombëtare thonë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"