LAJMET NGA KOSOVA

  • Nënpresidenti amerikan Joe Biden në Kosovë

    17 Gusht, 2016

    Nënpresidenti amerikan Joe Biden, takoi udhëheqësit më të lartë të Kosovës, duke bërë thirrje për përmbylljen e punëve që lidhen me fqinjësinë e mirë dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Joe Biden +GargamelPas takimeve me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, ai tha se, zbatimi i zotimeve të bëra në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me ...

  • Joe Biden në Kosovë

    17 Gusht, 2016

    Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, tha në Prishtinë se Kosova duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Joe BidenZëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, porositi udhëheqësit politik kosovar që ta vazhdojnë dialogun me Serbinë dhe ta përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu të përmbyllet ...

  • Kosova në pritje të vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden

    16 Gusht, 2016

    prishtina Joe BidenKosova po bën të martën përgatitjet për vizitën e nënpresidentit amerikan Joe Biden. Flamujt amerikanë dhe ata të Kosovës janë vënë gjithandej rrugëve nga do të kaloje nënpresidenti amerikan i cili në Kosovë shihet si një nga mbështetësit e fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së saj. Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë e kanë cilësuar ...

  • Biden mbërrin në Beograd

    16 Gusht, 2016

    Joe Biden+ VucicJoseph Biden me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq

  • Rasti i vëllezërve Bytyqi rihapet gjatë vizitës së Bidenit në Beograd

    16 Gusht, 2016

    varrimi vellezerit BytyqiCeremonia e varrimit e vëllezërve Bytyqi, 27 shkurt 2002

    Gjasat e mëdha janë që zyrtarët e lartë serbë – para së gjithash kryeministri Aleksandar Vuçiq – t’i premtojë sërish nënpresidentit amerikan Joe Biden, kur të vizitojë Beogradin, se do t’i arrestojë urdhërdhënësit e vrasjes se vëllezërve Bytyqi. Deri tani premtime të shumta të qeverive edhe aktuale ...

  • Shpërthim pa pasoja në veriun e Mitrovicës

    16 Gusht, 2016

    ura mitroviceNë Kosovë, policia tha se një bombë dore shpërtheu gjatë natës në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës, në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

    Policia tha se shpërthimi i cili ka ndodhur në pjesën veriore të urës, ka kaluar pa dëme në njerëz, ndërsa ende ...

  • Joe Biden viziton Serbinë dhe Kosovën

    16 Gusht, 2016

    Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë në dy ditët e ardhshme Serbinë dhe Kosovën. Në të dyja vendet do të trajtohen tema të nxehta.

    Joe BidenZëvendëspresidenti i SHBA-së Biden në kuadër të një turi në Ballkan qendron këtë të martë (16.08) në Serbi, ku do të dërgojë mesazhe bashkëpunimi dhe partneriteti, sepse kohët e fundit ka pasur disa gjeste ...

  • Ekspertët e quajnë mashtrim edhe argumentin e Komisionit Shtetëror për planet hapësinore

    15 Gusht, 2016

    Kufiri1Grupi i ekspertëve që po kundërshtojnë mënyrën se si është përcaktuar kufiri i Kosovës me Malin e Zi, ka reaguar ndaj një kumtese të Komisionit Shtetëror që ka ripërsëritur qëndrimin se me planet e veta, katër komuna të anës së Dukagjinit nuk kishin kundërshtuar këtë vijë kufitare.

    Sipas tyre, argumenti i vet i Komisionit Shtetëror me plane hapësinore për demarkacion ...

  • Qeveria e Serbisë rehabiliton Slobodan Milosheviqin

    15 Gusht, 2016

    MillosheviciDy ministra të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht se ish-lideri serb i viteve ‘90, Slobodan Milosheviq, “nuk ka qenë kriminel, por hero” dhe se ai ka luftuar për “interesat serbe”.

    Duke komentuar vendimin e paradokohshëm të Tribunalit të Hagës, sipas të cilit Slobodan Milosheviqi lirohet nga akuzat për pjesëmarrje në krim lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri i Jashtëm ...

  • 15 Gusht, 2016

    James HooperShkruan: James Hooper, ish diplomat amerikan, ekspert për Ballkanin (përktheu Artan Haraçia)

    Fakti që nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara mund ta vizitojë Serbinë dhe Kosovën pa ndonjë atmosferë krize, pa pritje se ai duhet të vijë për të ndalur një luftë, tregon se sa shumë ka ecur para Ballkani.

    Por, Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë si duhet vizitën e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"