LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova anëtare e FIBA-s

    13 Mars, 2015

    Federata Ndërkombëtare e Basketbollit pranon Kosovën anëtare me të drejta të plotëFederata Ndërkombëtare e Basketbollit bëri të ditur të premten se Kosova është bërë anëtarja e 215-të e saj.

    Vendimi, që u mor gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s, pasoi pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit të kaluar.

    Në një njoftim të FIBA-s thuhet se kjo federatë tash do të punojë për përfshirjen e ekipeve kombëtare ...

  • FAZ: “Kosova po mbetet pa dritë”

    13 Mars, 2015

    Gazeta „Frankfurter Allgemine Zeitung“ (FAZ) në një nga numrat e fundit të saj boton artikullin me titull „Kosova po mbetet pa dritë“, ku analizon situatën ekonomike dhe problemet e mjedisit në këtë vend.Një ndër shqetësimet që ngre autori është problemi i ndotjes së mjedisit në Kosovë dhe si shkak kryesor për këtë përmenden termocentralet e vjketëruara Kosova A dhe Kosova B.
    Të dy këto termocentrale problematike, që ndërkohë e kanë ...

  • BE: EULEX-i nuk ka agjendë politike në Kosovë

    12 Mars, 2015

    Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Prishtinë mohuan të ketë pasur ndërhyrje në një proces gjyqësor kundër kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.Në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit mohoi të ketë pasur çfarëdo ndërhyrjesh në një proces gjyqësor kundër kreut të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, dhe shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, Gabriele ...

  • Shumë kushte për Kosovën – Rezoluta e Parlamentit Europian

    12 Mars, 2015

    Parlamenti Europian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës për forcimin e shtetit juridik, luftimin e korrrupsionit dhe krimit të organizuar. Europarlamentarët kanë bërë edhe kërkesa të tjera.Parlamenti Europian (PE) edhe një herë i ka bërë thirrje pesë vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Në rezolutë thuhet se njohja e Kosovës, do të ndikonte në normalizimin e mëtejshëm të raporteve mes Kosovës ...

  • Ish-luftëtarja e UÇK-së shuplakë “komandantëve”

    11 Mars, 2015

    Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona e Llapit, Merita Paqarada gjatë protestës së sotme para Qeverisë, ka kritikuar disa ish-komandantë për të cilët ka thënë se ata kanë lënë anash veteranët e UÇK-së.Sipas saj, kjo që po bëjnë këta komandantë është një turp i madh kombëtarë.

    “Unë njoh këtu njerëz, njoh invalid, veteranë, ata që s’kanë bukë të ju japin, ndërsa komandantët të cilët kanë zënë fotele të ngrohta ...

  • PE KËRKON MIRATIMIN E KORNIZËS LIGJORE PËR GJYKATËN SPECIALE

    11 Mars, 2015

    Parlamenti Evropian i bën thirrje formalisht pesëshes së mbetur evropiane që të njeh pavarësinë e Kosovës.Kjo qëndron në rezolutën e miratuar në Strasburg, ndërsa është viti i pestë me radhë që bëhet ky apel.

    Nëpërmjet të rezolutës së miratuar kërkohet gjithashtu përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa nga institucionet vendimmarrëse në Bruksel apelohet për nënshkrim sa më të parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me ...

  • Kurti për socialdemokraci dhe Republikën e tretë të Kosovës

    11 Mars, 2015

    Kosovës i duhet një Republikë e tretë që do të ndërtohet mbi socialdemokracinë, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.Këto komente, ai i ka bërë gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja Fol në Prishtinë.

    Sipas Kurtit, dy Republikat e deritashme, ajo e para luftës dhe Republika aktuale nuk kanë sjellë zhvillim, por kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave.

    Për 15 vjet, ka ...

  • “Millosheviqi” në rishqyrtim, “Mihajlloviqi” klandestin

    11 Mars, 2015

    Tabela me emërtimin ” Sllobodan Millosheviq” për njërën nga rrugët e komunës së Ranillugut, nuk qëndron në rrugën për të cilën ishte miratuar ky emërtim nga Kuvendi i Komunës së Ranillugut. Kjo për faktin se miratimi dhe vendimi i Kuvendit të Komunës së Ranillugut nuk kishte hyrë në fuqi, për shkak se kryetari i kësaj komune, Gradimir Mikiq, listën me emërtimet për rrugët në këtë komunë, e ka kthyer për ...

  • Kosovës i duhet shumë angazhim nga qeveria e re, ide dhe perspektiva të reja

    11 Mars, 2015

    Silke Krebs, ministre e Shtetit në landin Baden-Württemberg flet në intervistë për DW mbi përshtypjet e fituara nga vizita në Kosovë, gjendjen atje dhe situatën e refugjatëve nga Kosova në Gjermani.DW: Zonja Krebs, duke marrë shkas nga fluksi masiv i refugjatëve, ju bëtë një vizitë në Kosovë së bashku me ministrin e landit Baden Württemberg për Evropën, Peter Friedrich. Cili ishte qëllimi i vizitës?
    Silke Krebs: Shtimi i madh i ...

  • Amandamentet për Gjykatën Speciale në Kushtetuese

    9 Mars, 2015

    Amandamentet e propozuara nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, i janë proceduar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.Sipas procedurave, në rastet kur inicohen ndryshime kushtetuese, “fillimisht, vlerësimin e bën Gjykata Kushtetuese, andaj edhe kësaj radhe kështu është vepruar”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    Në momentin që Gjykata Kushtetuese e interpreton kushtetutshmërinë e procedimit të ndryshimeve në Kushtetutë, atëherë, sipas kryekuvendarit të Kosovës, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"