Zvicerani Roger Federer fitoi për herë të 8-të titullin e kampionit në kampionatin e tenisit të Wimbledon-it, duke mundur në të treja setet kroatin Marin Cilic me rezultatet 6-3, 6-1, 6-4.
“Kjo është për mua një arritje fantastike. Në se ke besim të vazhdueshëm, mund të arrish shumë në jetë”, tha Federer.
35-vjeçari Federer, e dominoi garën me kroatin Cilic gjatë të gjithë kampionatit.
Kjo është hera e parë që një lojtar arrin një sukses të tillë, që nga viti 1976, me fitoret e tenistit Bjorn Borg.