Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions e quajti krizën e opioideve një “problem të madh vdekjeprurës”.
Duke folur në një takim të Aleancës Kombëtare për Fëmijët e Rrezikuar nga Droga që u mbajt në Grin Bej të shtetit Uiskonsin, zoti Sessions e cilësoi gjendjen edhe më shqetësuese sesa përdorimi i kokainës në vitet ’80.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, zgjidhja e krizës duhet të fokusohet në tre shtylla kryesore, tek parandalimi, zbatimi i ligjit dhe trajtimi.
Më parë gjatë këtij muaji, Presidenti Trump u zotua për një “fitore” në betejën ndaj heroinës dhe krizës së opioideve. Por ai nuk shkoi deri aty sa të deklaronte gjendjen e emergjencës kombëtare, sikurse kishte rekomanduar komisioni i Shtëpisë së Bardhë për opioidet. (voa)