Raport: Ulet shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët

femijaGjatë 25 viteve të fundit, bota ka bërë përparim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar jetët e fëmijëve të vegjël. Për herë të parë, shifra e vdekjeve ka rënë nën 6 milionë në nivel global. Por sipas një raporti më të fundit të Kombeve të Bashkuara shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen.

Në vitin 1990, çdo ditë vdisnin 35 mijë fëmijë. Vitin e kaluar, për shkak të një përpjekje të jashtëzakonshme botërore, vdekshmëria u ul ndjeshëm, në 15 mijë fëmijë e foshnje në ditë.

Përparimi është i madh dhe vazhdon, por nuk është i shpejtë sa duhet. Këto vdekje mund të parandalohen. Me njohuritë shkencore dhe burimet që kemi në dispozicion, këto vdekje mund të parandalohen“, thotë doktoreshë Flavia Bustreo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dhe këtu qëndron tragjedia. Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për vdekjen e fëmijëve dhe të foshnjeve thotë se çdo vit, miliona fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin kryesisht nga shkaqe të parandalueshme si malaria, pneumonia dhe diarreja. Kequshqyerja luan rol në pothuajse gjysmën e rasteve.

Për të përcaktuar nivelin e kequshqyerjes punonjësit e shëndetësisë masin krahët e fëmijëve të vegjël.

Megjithëse tashmë gjithnjë e më shumë fëmijë jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të pestë, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara 46 për qind e vdekjeve ndodhin menjëherë pas lindjes.

Vdekjet e muajve të parë të jetës, shkaktohen nga lindjet e parakohshme, lindja nën peshë, nga infeksionet e rënda që merret gjatë lindjes dhe asfiksimi“.

Një i porsalindur, sidomos një fëmijë i lindur prematurë mund të mos jetë në gjendje të marrë frymë nëse nuk i hiqet nga goja dhe hunda lëngu amniotik.

Fëmijët nën moshën 5 vjeçare kanë më shumë gjasa të vdesin nga malaria sesa të rriturit. Kjo është një arsye pse fëmijët në Afrikën nënsahariane dhe në disa pjesë të Azisë kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë krahasuar me pjesë të tjera të botës.

Por ka vend edhe për shpresë. Vaksinat për ethet e verdha dhe tashmë për malarien po shpëtojnë shumë jetë fëmijësh. Vende si Tanzania po trajtojnë problemet me ndotjen e ajrit, kushtet e shëndetit publik dhe po garantojnë ujë të pijshëm të sigurt.

Problemet janë të mëdha. Autoritetet e Kombeve të Bashkuara thotë se pavarësisht uljes së vdekshmërisë tek fëmijët, deri në vitin 2030 parashikohet të vdesin rreth 60 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Sipas zonjës Bustreo shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, gjë që sipas saj nënvizon nevojën urgjente për rritjen e kujdesit për nënat para dhe pas lindjes si dhe shëndetin e fëmijëve të vegjël. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>